Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka falënderuar nëpërmjet një telefonate të shkurtër eurodeputetin Eduard Kukan.
Ai e falënderon për kontributin e dhënë si dhe e konsideron një sukses miratimin e reformës në Drejtësi. “Roli juaj dhe Partisë Popullore Europiane shume i rëndësishëm. Konsensusi vendimtar për suksesin e reformës”, shkruan kreu i Kuvendit në mesazhin drejtuar Kukan. Nga ana e tij, eurodeputeti ka thënë se "Tani Shqipëria më eurnpiane se dje".