Basha-Lajcak: Pas drejtësisë, sfida e zgjedhjeve të lira e të ndershme

Shqipëria

Basha-Lajcak: Pas drejtësisë, sfida e zgjedhjeve të lira e të ndershme

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 15:09
Miroslav Lajcak

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, që mban aktualisht presidencën e BE-së, Miroslav Lajcak.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, thuhet se “Lajcak e përgëzoi Bashën për angazhimin me përgjegjësi te larte dhe lidershipin e treguar ne procesin e arritjes se konsensusit, si një kontribut madhor për vendin dhe qytetarët. Zbatimi me sukses i reformës në drejtësi është i një rëndësie te madhe për integrimin dhe të ardhmen Europiane të Shqipërisë theksoi  Lajcak”

“Beteja e Partisë Demokratike në procesin e reformës në drejtësi ka qenë prej fillimit e deri në kurorëzimin e saj me sukses, një betejë për standardet dhe parimet Europiane të demokracisë, shtetit ligjor dhe për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”, nenvizoi zoti Basha.

Basha shprehu vlerësimin e tij për përkrahjen dhe mbështetjen qe BE i ka dhënë këtij procesi.

Sfida më e madhe që Shqipëria ka tani përpara janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, theksoi Basha. 

Lajcak e siguroi kreun e opozitës shqiptare për angazhimin dhe ndihmën e vendit të tij dhe të presidencës aktuale të BE-së, për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat