Eduard Kukan: Reformimi i drejtësisë hap rrugën për integrimin në BE

Shqipëria

Eduard Kukan: Reformimi i drejtësisë hap rrugën për integrimin në BE

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 11:32
Eduard Kukan

Eurodeputeti, Eduard Kukan ka përshëndetur miratimin në Parlament të reformës në drejtësi me vota unanime, duke e quajtur një hap të rëndësishëm për ecurinë e Shqipërisë.

Kukan shkruan në Twitter se zbatimi i reformës për një drejtësi të pavarur hap rrugën për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. 

“Përshëndes miratimin në mënyrë unanime në Parlament të paketës kushtetuese për reformën në drejtësi. Zbatimi i reformës është çelësi për një drejtësi të pavarur dhe të përgjegjshme, që do të hapë rrugën për ambiciet e shqiptarëve në procesin e integrimit në BE”, thotë eurodeputeti Kukan. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat