Komenton Lubonja: Lufta ishte hapur më parë, Rama kërkonte të kapte ‘Drejtësinë’, Basha të mbrohej politikisht

Shqipëria

Komenton Lubonja: Lufta ishte hapur më parë, Rama kërkonte të kapte ‘Drejtësinë’, Basha të mbrohej politikisht

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 21:59
Fatos Lubonja

Analisti i njohur Fatos Lubonja duke komentuar situatën politike ne vend gjatë ditës së sotme, ku në fokus vijon të mbetet Reforma në Drejtësi, thekson se të dy palët ia kanë hapur luftë më parë njëra tjetrës. Sipas Lubonjës Edi Rama kërkonte të kapte drejtësinë ndërsa kreu i PD-së, të mbrohej politikisht.

 Këtë koment Lubonja e ka bërë për Ora News.     

“Unë i kam takuar dhe biseduar këta ambasadorë përfshirë edhe Lu-në. Në qoftë se duan t’i japin një ndihmë të madhe Shqipërisë do të duhet t’i hynin më në themel gjendjes së Shqipërisë dhe do të duhet të kuptonin kush janë dobësitë dhe ku duhej kapur demi për brirësh.

Në qoftë se do të japësh kontribut, kur shikon një vend që ka padrejtësi, kriminalitet, korrupsion, që ka gjithë ato probleme, atëherë në qoftë se një mjek i mirë që po e diagnostikon këtë vend dhe kërkon t’i gjesh edhe terapinë, atëherë duhet ta shikosh mirë se ku është burimi i tumorit dhe ku janë metastazat. Unë e kam menduar drejtësinë si metastazë dhe jo burim i korrupsionit. Burimi i korrupsionit është tek treshja; pushtet politik, pushtet ekonomik pushtet oligarki. Bile edhe media që ka krijuar pushtetin kryesor, kjo është godina e pushtetit në Shqipëri ku drejtësia sado që ta bësh të pavarur nuk mund ta bëjë dot e vetme këtë pushtet. Prandaj, unë kam menduar se duhet një qasje tjetër për ndryshimin e Shqipërisë dhe jo kjo qasje që është pika më e dobët dhe më shumë të bësh propagandë sikur dy veta u futën në burg dhe Shqipëria po funksionon. Sikur gjykatësit më të ndershëm të botës të sjellësh, është e vështirë që ata të bëjnë veprime të ndershme në një vend ku kanë kundra pushtetin politik, mediatik dhe ekonomik. Të gjithë që duan të jetojnë duke zhvatur dhe duke grabitur. Do të dorëzohen, ose do të korruptohen! Qasja duhet të ketë qenë ndryshe, megjithatë koha do ta provojë megjithatë. 

Dmth lufta që bëhej prapa kësaj reforme ishte kjo; në një anë ishte përpjekja e Edi Ramës për të kapur drejtësinë dhe nëpërmjet reformës siç ka bërë shumë reforma të tjera, të ndryshojë strukturat për të ndryshuar njerëzit, por pa ndryshuar asgjë në thelb. Për të ndryshuar drejtësinë, pasi dihet nuk janë njerëz të tij, janë të Ilir Metës dhe të Sali Berishës, dhe nga ana tjetër, përpjekja e Sali Berishës, Ilir Metës, Lulzim Bashës për të mos e lejuar këtë kapje për t’u vetëmbrojtur politikisht. Kjo ka qenë lufta në thelbin e vet.

Unë mendoj se në këtë luftë është më mirë fakti që drejtësia të kontrollohej nga tre, se sa drejtësia e kontrolluar nga një. Gjithmonë e kam dhënë dhe ngulmoj që dy banda, tre banda është më mirë se një bandë për sa i përket rrezikshmërisë që kemi kur një parti e vetme kap pushtetin dhe kur një lider paranojak, psikopat pastaj vendos gjithçka. Këtë e shikojmë në botë. Në Shqipëri e kemi parë vazhdimisht. Në këtë kontekst, kjo ka qenë lufta e bërë në thelb dhe nga kjo luftë mundemi”, 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat