Çartet Meta, e telefonon Ramën dhe e quan ‘derr’

Shqipëria

Çartet Meta, e telefonon Ramën dhe e quan ‘derr’

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 18:16
ilustrim

Të gjithë e kanë parë sot Ilir Metën të nervozuar dhe plot inat ndërsa fliste në lidhje me kompromisin.

Por ky inat nuk nisi në mëngjes. U krijuar në orën 1 të mesnatës ai ka pasur një telefonatë nga kryeministri Edi Rama ndërsa Meta ishte në zyrën e tij në kryesinë e Kuvendit.

Pak a shumë telefonata e Ramës ka qenë ironike. Ai e ka pyetur Metën se cfarë po ndodh pasi po shikonte lajmet në tv dhe nuk po kuptonte gjë, raporton droni.al.

Përgjigja e Metës ka qenë e papërmbajtur. Burime të afërta me kryetarin e Kuvendit dëshmojnë se Meta ka shpërthyer në të shara duke e pyetur fillimisht se cfarë ishte ajo që kishte bërë.

“Nuk je mirë, o derr”, i ka thënë Meta. Më pas biseda ka vijuar me fyerje të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat