Pas "PO-së" së Ramës, Basha e Bylykbashi sërish në zyrën e Metës

Shqipëria

Pas "PO-së" së Ramës, Basha e Bylykbashi sërish në zyrën e Metës

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 16:53
Pamje nga takimi

Kreu demokrat Lulzim Basha së bashku me negociatorin e PD-së Oerd Bylykbashi pas mbledhjes së grupit parlamentar në selinë blu, kanë mbërritur sërish në kryesinë e Kuvendit për tu takuar me kryeparlamentarin Ilir Meta.

Më herët ata patën një tryezë bisedimi në zyrën e Metës në të cilën ishin të pranishëm edhe ambasadorët e SHBA dhe BE, Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Ende asgjë nuk është zyrtare, por nga selia blu flitet se ambasadorët kanë bërë një propozim të ri që prek edhe dy institucionet e reja që krijon reforma, Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe atë të Prokurorisë. 

Mënyra e zgjedhjes së anëtarëve duket se kënaq edhe demokratët të cilët janë shprehur pro këtij propozimi e thanë se prisnin përgjigjen e Ramës. 

Edhe kryeministri reagoi më vonë përmes Facebook-ut, ku shkruante se do të bënte gjithçka për konsensusin në mënyrë që reforma të votohet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat