Brok telefonon Bashën: Konsensusi sukses i PD, reforma dritë jeshile për BE

Shqipëria

Brok telefonon Bashën: Konsensusi sukses i PD, reforma dritë jeshile për BE

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 19:35
Elmar Brok

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pati një bisedë telefonike me Kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, Elmar Brok, ku mori përgëzime për arritjen e marrëveshjes për reformën në drejtësi.

Sipas një njoftimi zyrtar të shpërndarë nga zyra e shtypit të PD-së, Brok e cilësoi sukses të jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike dhe të z.Basha mbylljen me sukses të negociatave.

“Kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, çmoi lart lidershipin e treguar nga z.Basha në arritjen e kësaj reforme, reformë që do të kontribuojë në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër, kryedemokrati Basha e falenderoi z.Elmar Brok për ndihmën e tij gjatë gjithë procesit, e në veçanti në finalizimin e tij.

Basha ndau të njëjtin vlerësim me Brok se një drejtësi me standarde europiane është një hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat