Dështimi i negociatave, Rama do të shpallë lëvizjet politike

Shqipëria

Dështimi i negociatave, Rama do të shpallë lëvizjet politike

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 11:47
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të shpallë publikisht lëvizjet e ardhshme, pas dështimit të negociatave për reformën në drëjtësi. “Në 12.30 mbi përfundimin e odisesë së negociatave të ekspertëve tanë e të huaj me PD dhe hapat e mëtejshëm drejt 21 korrikut”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ambasadori amerikan Donald Lu bëri të ditur gjatë paradites se kanë dështuar bisedimet e ekspertëve, pas takimit të përbashkët Rama-Meta-Basha. “Dje, pas takimit të shkurtër midis Ramës, Metës dhe Bashës, ekspertët tanë u takuan për 8 orë negociatash deri në orën 2 të mëngjesit. Por nuk arritën dot një marrëveshje”, tha ambasadori amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat