Lu e Vlahutin pranojnë ftesën e Metës: Diskutimet të bazohen mbi propozimin hibrid

Shqipëria

Lu e Vlahutin pranojnë ftesën e Metës: Diskutimet të bazohen mbi propozimin hibrid

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 18:46
Romana Vlahutin

(E plotësuar) - Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu dhe ajo e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, kanë pranuar ftesën e kreut të Kuvendit, Ilir Meta, për t'iu bashkuar diskutimeve ditën e hënë, duke nënkuptuar se këto diskutime do bazohen mbi propozimin hibrid.

“Më 10 korrik, si qeveria ashtu edhe opozita u angazhuan përpara Ambasadores Nuland se negociatat e ardhshme do të bazoheshin vetëm mbi propozimin hibrid, i cili vë në zbatim plotësisht paragrafin 88 të Komisionit të Venecias dhe ka mbështetjen e OPDAT dhe EURALIUS”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-ve.

Ndërsa, në një deklaratë të delegacionit të BE-së në Shqipëri thuhet se Ambasadorja është e gatshme të ofrojë pikëpamjet e Bashkimit Europian rreth propozimit dhe përputhshmërisë së plotë të rolit të parashikuar për operacionin ndërkombëtar të monitorimit me opinionin e Komisionit të Venecias, si edhe me qëndrimin afatgjatë të BE-së dhe SHBA-ve se i gjithë pushteti vendimmarrës duhet të qëndrojë me autoritetet shqiptare.

“Bashkimi Europian ka mbështetur dhe lehtësuar si punën e ekspertëve, ashtu edhe negociatat politike për reformën në drejtësi që prej fillimit, për arsye se kjo reformë jo vetëm që kërkohet nga qytetarët shqiptarë, por edhe përbën një parakusht thelbësor për hapat e mëtejshëm të Shqipërisë për integrimin në BE”, thuhet në deklaratë.

Delegacioni i BE-së në vendin tonë është shprehur i gatshëm të vazhdojë të japë asistencën edhe në të ardhmen, por nënvizojnë se përgjegjësia për këtë reformë është e autoriteteve shqiptare.

Image

Vlahutin pranon ftesën e Metës për takim ditën e hënë

Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta për të zhvilluar një takim për gjetjen e kompromisit për reformën në drejtësi.

Ambasadorja Romana Vlahutin ka informuar kryeparlamentarin Meta se pranon ftesën për t’u bashkuar në diskutime gjatë ditës së hënë.

Vlen për t’u theksuar se në deklaratën e BE-së thuhet se i gjithë pushteti vendimmarrës tek Vetingu duhet të qëndrojë me autoritetet shqiptare.

Deklarata e plotë:

Ambasadorja e Bashkimit Evropian e informoi Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, se BE e pranon ftesën e tij për t’iu bashkuar diskutimeve ditën e hënë, në rast se të gjitha partitë bien dakord, me mirëkuptimin se këto diskutime do të bazohen tek propozimi hibrid.

Ambasadorja është e gatshme të ofrojë pikëpamjet e BE-së rreth propozimit dhe përputhshmërisë së plotë të rolit të parashikuar për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit me Opinionin e Komisionit të Venecias, si edhe me qëndrimin afatgjatë të BE-së dhe SHBA-ve se i gjithë pushteti vendimmarrës duhet të qëndrojë me autoritetet shqiptare.

Bashkimi Evropian ka mbështetur dhe lehtësuar si punën e ekspertëve, ashtu edhe negociatat politike për reformën nënë drejtësi që prej fillimit, për arsye se kjo reformë jo vetëm që kërkohet nga qytetarët shqiptarë, por edhe përbën një parakusht thelbësor për hapat e mëtejshëm të Shqipërisë për integrimin në BE.

Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të japim asistencën tonë me anën e po ketij roli edhe në të ardhmen. Megjithatë, është e qartë që përgjegjësia për këtë reformë është e autoriteteve shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat