Shëngjin, në rritje i numrit të pushuesve

Shqipëria

Shëngjin, në rritje i numrit të pushuesve

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 11:05
Shëngjin

Këtë verë plazhi i Shëngjinit në veri të vendit, është i tejmbushur nga pushuesit e shumtë që e kanë zgjedhur si destinacionin e preferuar për të kaluar pushimet.

Pastërtia, qetësia, çmimet e konkurrueshme, kanë bërë që shumë familje të zgjedhin të pushojnë në Shëngjin.

Operatore turistike shprehen se, vit pas viti Shëngjini ka njohur një rritje të numrit të pushuesve, por ky vit ka shënuar një numër të lartë rezervimesh dhe gjatë muajit gusht pritet të jetë akoma më i lartë numri i turistëve.

Kushtet e mira, cilësia në ushqim dhe çmimet konkurruese, janë disa nga arsyet e përzgjedhjes sipas pushuesve, ndërsa një pjesë e mirë prej tyre e shohin edhe si stacionin e ardhshëm të pushimeve.

Qyteza e vogël e Shëngjinit shumëfishohet gjatë stinës së verës duke mikpritur pushues të shumtë nga vendi, Kosova, Maqedonia, por edhe nga Evropa, ndërkohë qe këtë vit ka patur mjaft turistë polake, gjermanë, italianë e francezë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat