Pas refuzimit nga Basha, Vlahutin takim me Ramën

Shqipëria

Pas refuzimit nga Basha, Vlahutin takim me Ramën

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 20:15
Romana Vlahutin, Edi Rama

Pas refuzimit të propozimit ndërkombëtar nga ana e Partisë Demokratike, ambasadorja e bashkimit Evropian në vendin tonë Romana Vlahutin është takuar këtë pasdite me kryeministrin Edi Rama.

Zyra e delegacionit të BE-së në Shqipëri reagoi përmes një deklarate zyrtare në lidhje me qëndrimin e Bashës duke shprehur keqardhje. Edhe kryeministri Rama në një konferencë të posacme për mediat i bëri sërish thirrje kreut të PD-së Lulzim Basha të takoheshin për të diskutuar në lidhje me ngërëin e krijuar për reformën në drejtësi.

Gjatë paradites së sotme, ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu, ka zhvilluar takime me ish­-kryeministrin Berisha dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat