Rama: PD po sakrifikon shqiptarët për reformën, e ftoj Lulzim Bashën të ulemi si dy shqiptarë

Shqipëria

Rama: PD po sakrifikon shqiptarët për reformën, e ftoj Lulzim Bashën të ulemi si dy shqiptarë

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 13:34
Edi Rama

Pas publikimit të propozimeve të Partisë Demokratike në lidhje me Reformën në Drejtësi, kreu i qeverisë Edi Rama, në një konferencë për shtyp ka thënë se PD ka nxjerrë pretekste gjithmonë, pasi ajo nuk e do këtë reformë.

“Me keqardhje më duhet të them se nuk më vjen i papritur refuzimi që PD i bëri sot propozimit më të fundit për kompromis mbi draftin për reformën në drejtësi. Propozim që këtë radhë e bëri në emër të SHBA dhe BE, Ndihmës/Sekretarja e Shtetit Viktoria Nuland. Nuk më vjen i papritur ky refuzim i radhës sepse përgjatë 1 viti e gjysëm të proçesit të hartimit të draftit të reformës në drejtësi PD i ka dhënë me të gjitha mënyrat sinjalet që nuk e do reformën në drejtësi. E ka bojkotuar proçesin fillimisht për një kohë të gjatë, ka hyrë dhe dalë në proçes duke futur e nxjerrë letra pa lidhje vetëm për ta ngatërruar proçesin, ka baltosur ekspertët e nivelit të lartë si ka mundur dhe sa ka mundur, ku ka mundur. Ka abuzuar pa pushim me opinionin e Komisionit të Venecias, duke u kapur fillimisht gjatë dimrit pas një paragrafi 55 dhe pastaj me pranverën pas një paragrafi 88, si i mbyturi pas fijes së barit. Është tallur me partnerët strategjikë të Shqipërisë duke u thënë se ka vetëm një hall, si të mos e kapë Edi Rama drejtësinë dhe ky hall zgjidhet me vendet e rezervuara. Mori 48 orë kohë nga takimi me Nuland jo për ta pranuar, por për ta rrezuar. PD po sakrifikon shqiptarët për këtë reformë. I bëj thirrje që të mos udhëhiqet nga frika. E ftoj Lulzim Bashën përsëri të ulemi në një tryezë si dy shqiptarë”, tha Rama. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat