Konflikt në familjen e Dafina Zeqirit, vëllai nga babai rrëfen: ‘Mami ja fsheh të vërtetën’

Mediale Vip

Konflikt në familjen e Dafina Zeqirit, vëllai nga babai rrëfen: ‘Mami ja fsheh të vërtetën’

Më: 10 korrik 2016 Në ora: 15:04
Familja e Dafina Zeqirit

Për herë të parë, pas bërjes publike të konflikteve në familjen e saj, vëllai i këngëtares Dafina Zeqiri ka folur për herë të parë për mediat.

Driton Bajraktari, vëllai i Dafinës nga babai, tregon se nuk ka asnjë kontakt me motrat duke përfshirë këtu dhe motrën tjetër Besën.

“Nuk jam në kontakt me Dafinën. Babai im është përpjekur të kontaktojë me motrat e mia, por ato nuk kanë dashur pasi mendojnë gabim për të. Shpresoj që një ditë të takohemi dhe të flaism si njerëz të rritur. është e dhimbshme, shumë e dhimbshme. Dafina nuk do të më flasë sepse ajo mendon gjëra të gabuara, duke qenë se mamaja nuk i tregon të vërtetën. Në një konflikt është mirë të dëgjohen të dyja palët” tregon Dritoni.

Djaloshi që gjithashtu është emër i famshëm në fushën e modelingut, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shpreson që koha ta rregullojë marrëdhënien e tij me motrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat