Në finale gjithçka është e hapur

Futboll

Në finale gjithçka është e hapur

Nga: Genc Sermaxhaj Më: 10 korrik 2016 Në ora: 12:08
Genc Sermaxhaj

Debate

Ngjarjes më të madhe të futbollit evropian po i vjen fundi. Një muaj rresht futboll dhe nga 22 kombëtare pjesëmarrëse, tani kanë mbetur vetëm dy finalistë që do të ndeshen në finalen e madhe në Stade de France ne Paris. Kemi qenë dëshmitarë të një kampionati jashtëzakonisht interesant, ku kemi pasur të papritura, humbje të favoritëve dhe futbollistë që vërtet e dëshmuan veten. Në këtë kampionat kemi pasur shumë favorit duke filluar nga Spanja, Italia, Kroacia, Belgjika, Gjermania, por në finale arriti Portugalia e cila hap pas hapi dhe me shumë vështirësi në fazën e grupeve, dhe që në çdo ndeshje pritej eliminimi i tyre, ata sot gjenden në finalen e madhe në krye me futbollistin më të mirë në botë Ronaldon. Franca ishte favorite që nga fillimi i kampionatit dhe gjithashtu ishte edhe nikoqire, por pavarësisht këtyre treguan lojëra të mira me super lojtarin Griezmann, që sipas mendimit tim duhet të jetë futbollisti më i mirë i Euro 2016. Finalja Portugali-Francë, do të jetë ndeshje interesante ngase përballen dy kombëtare që kanë cilësi të madhe në mesin e tyre, trajnerë që dëshmuan veten me strategji dhe zëvendësime të duhura, kanë dy futbollistët më të mirë Ronaldon e Realit dhe Griezmann të Atleticos. Kjo përballje do të jetë shumë e fortë ngase këto dy kombëtare kanë karakter të madh dhe mentalitet fituesi. Nuk dorëzohen lehtë dhe jo rastësisht kanë arritur në finale. Një përparësi të vogël në ndeshje do ta ketë Franca e cila luan në vendin e tyre, pranë shikuesve të tyre dhe motivi për të fituar këtë finale është më e madhe, sepse këta futbollist do të hyjnë në histori sepse nga viti 2000, Franca nuk ka qenë asnjëherë në finale dhe në rast të fitores, të gjithë do të krahasohen me legjendat franceze si Zidane, Platini etj. Ndërsa në anën tjetër Portugalia do të bëjë çmos që të shënoj fitore, e sidomos Ronaldo të cilit i mungon ky trofe dhe mendoj se ky është rasti i fundit i tij që të shtoj në listën e tij kupën e Evropës sepse nuk mendoj se do ti vijë më ky rast ngase tani Ronaldos po i ikën mosha. Gjithashtu edhe futbollistët e tjerë të Portugalisë do të angazhohen maksimalisht dhe taktikisht duhet pozicionuar mire ngase Franca ka kombëtare më cilësore dhe rreziku mundë të jetë i madh. Në finale gjithçka është e hapur. Mund të fitoj kombëtarja e cila është më e përgatitur psikikisht, e cila është më e pushuar, më e relaksuar, më e koncentruar sesa kombëtarja tjetër e cila në lojë futet me ngarkesë të madhe edhe pse nuk mendoj se do të jenë të ngarkuar dhe aq shumë ngasë kemi të bëjmë me lojtarët më të mirë në botë, prandaj do të jemi dëshmitarë të një loje mjaftë interesante. Në finale të tilla nuk ka më favorit sepse me vet faktin që janë në finale, ato janë me meritë dhe gjithçka do të mbetet e hapur për fituesin. Kam përshtypjen se kjo ndeshje do të mbyllet brenda 90 minutave, nuk mendoj se ndonjëra do t'i kërkoj vazhdimet, por mendoj se të dyja kombëtaret do të dëshirojnë që ndeshjen ta mbyllin brenda lojës së rregullt. Ky kampionat do të mbahet mend gjatë sepse të gjithë shqiptarët do të ndihen fitues me pjesëmarrjen e Shqipërisë në Euro 2016, dhe shpresojmë që në ngjarjet e tjera të mëdha si Evropiani dhe Botërori, të shohim Shqipërinë dhe Kosovën, dhe t'ju tregojmë të gjithëve se në e meritojmë të jemi pranë kombëtareve tjera evropiane e botërore.
Autori është trajner i shkollës së futbollit ‘78’ nga Gjilani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat