E përplas makina, vdes drejtuesi i motoçikletës

Kronikë e zezë

E përplas makina, vdes drejtuesi i motoçikletës

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 21:06
Policia shqiptare

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një shtetasi ka ndodhur rreth orës 20:00, në Delvinë.

Shërbimet e Policisë janë afruar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se në aksin rrugor Ura e Gajdarit – Delvinë, (pranë një karburanti ), automjeti tip “Audi” me targë të huaj MNTH68, me drejtues shtetasin Igli Seiti, rreth 23 vjeç, banues në Delvinë, është përplasur me motorçikletën me targë AAB739, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i motorçikletës, shtetasi: • Bledar Pula, rreth 27 vjeç, me banim në Delvinë.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit Igli Seiti, për të cilin po kryhen veprimet për arrestimit e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat