Kapet 457 kg drogë, në pranga drejtuesi i kamionit

Kronikë e zezë

Kapet 457 kg drogë, në pranga drejtuesi i kamionit

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 11:33
Ilustrim

Policia e Durrësit ka ndaluar një rast trafikimi të lëndës narkotike. Siç mësohet nga njoftimi i policisë bregdetare, është prangosur 48-vjeçari Robert Resuli, lindur në Tiranë e banues në Vlorë.

Ky shtetas u arrestua, pasi në vendin e quajtur vija e dytë në P.K.K. Porti Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin me targa AA 283 MZ, në brendësi të ngarkesës me aksesorë mobiliesh, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 457 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale ”Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë parashikuar nga Kodi Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat