E pabesueshme, Bielsa jep dorëheqje vetëm dy ditë pasi u emërua trajner i Lazios

Futboll

E pabesueshme, Bielsa jep dorëheqje vetëm dy ditë pasi u emërua trajner i Lazios

Më: 8 korrik 2016 Në ora: 22:40
Marcelo Bielsa

Marcelo Bielsa ka shkëputur kontratën me Lazion, vetëm dy ditë pas zyrtarizimit si trajner i klubit italian.

Nuk quhet kot ‘i çmenduri’. Bielsa ka befasuar të gjithë duke dhënë dorëheqje nga Lazio ende pa e nisur punën mirë në klub.

Ky gjest i ish-trajnerit të Olympique Marseille nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve të klubit të cilët kanë paralajmëruar të marrin masa ligjore ndaj tij.

“Duam të ju njoftojmë se jemi të shokuar nga dorëheqja e Marcelo Bielsas, i cili ka bërë një shkelje të rëndë duke e prishur marrëveshjen e nënshkruar para vetëm disa ditëve”.

“Klubi do ta përdorë të drejtën për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur të drejtat e tij, ndërsa udhëheqjen e skuadrës në fazën përgatitore do t’ia besojmë Simone Inzaghit”, thuhet në njoftimin e Lazios.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat