Franca shpërblen irlandezët

Futboll

Franca shpërblen irlandezët

Më: 8 korrik 2016 Në ora: 15:26
Tifozët irlandez

Tifozët e Republikës së Irlandës si dhe ata të Irlandës Veriore janë shpërblyer nga autoritet e Parisit, për sjellje të shkëlqyeshme si para ashtu edhe pas ndeshjeve. Të mrekullueshëm. Kështu janë cilësuar tifozët irlandezë gjatë gjithë këtij evropiani. Skenat e pahijshme në fillim të turneut sidomos mes tifozëve rus dhe atyre anglezë, i vunë një hije të keqe kampionatit. Megjithatë, tifozët si nga Irlanda e Veriut ashtu edhe nga Republika e Irlandës, kanë qenë paqësorë e madje edhe shumë simpatikë. Për këtë sjellje autoritet franceze i kanë shpërblyer ata me medalje nderi, të cilat i ndau kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat