Si të dukeni e bukur edhe pa grim

Life style

Si të dukeni e bukur edhe pa grim

Më: 8 korrik 2016 Në ora: 14:36
Ilustrim

Shumica e femrave nuk arrijnë të dalin nga shtëpia e tyre pa vendosur grim në qerpikë, buzë, vetulla dhe pjesë tjera të fytyrës.

Por, makijazhi nuk iu bën të bukur. Ju jeni të bukura vetë!

Më poshtë gjeni disa mënyra se si mund të dukeni e bukur dhe plotë vetëbesim edhe pa qenë e grimuar.

Vendosni krem për hidratimin e lëkurës

Pa marr parasysh nëse gjendeni në stinën e verës apo dimrit, nëse dilni apo qëndroni brenda gjithnjë vendosni në fytyrën tuaj një krem për hidratimin e lëkurës.

Nëse nuk keni vetëbesim për shkak të njollave në fytyrën tuaj atëherë krijojeni një maskë me sodë të bukës dhe lëng lëmoni. Ajo ndihmon në largimin e njollave shpejtë dhe me efikasitet dhe mund ta bëni në kushte shtëpie.

Gjithashtu, nëse iu pëlqen lëngu i lëmonit ju mund edhe ta pini atë.

Pastrojeni fytyrën me ujë të ftohtë

Kur e pastroni fytyrën, gjithnjë bëjeni këtë me ujë të ftohtë sepse kjo do t’i mbyll poret dhe do t’i zhduk shenjat e skuqjes duke e bërë fytyrën tuaj të duket e re dhe e freskët.

Gjithashtu, mund t’i kafshoni buzët për t’i bërë ato të duken më të skuqura.

Goditeni fytyrën

Nëse dëshironi që fytyra juaj të duket e pastër dhe e butë pasi që ta përfundoni pastrimin e saj goditeni fytyrën nga pak që t’iu qarkullojë gjaku dhe t’iu vije ngjyra e fytyrës.

Përdorni krem ndaj rrathëve poshtë syve

Para se të flini vendosni në fytyrën tuaj një krem kundër formimit të rrathëve të zinj poshtë syve.

Kjo do të parandalojë gjithashtu edhe skuqjen e syve.

Kini kujdes me dietën tuaj

Sigurisht që të keni një lëkurë të fytyrës sa më të bukur është e nevojshme që të keni kujdes se çfarë hani.

Mundohuni që të përdorni ushqime sa më të shëndetshme duke përfshirë pemët dhe perimet.

Vendosni lugë në sy

Pa makijazh ju mund të dukeni e lodhur dhe e zbehtë. Që të mos dukeni e tillë vendosni dy lugë të gjellës në sytë tuaj.

Gjithashtu, mund të vendosni losion për hidratimin e lëkurës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat