Kokollari: Kastriotit po i vijnë ditët e mira

Hendboll

Kokollari: Kastriotit po i vijnë ditët e mira

Nga: Kemajl Goca Më: 7 korrik 2016 Në ora: 17:18
Gëzim Kokollari

Sporti i Kosovës po kalon në një krizë të thellë në përgjithësi, megjithëkëtë disa ekipe gjejnë forcë për t’u organizuar edhe më mirë dhe me shpresë për t’u përfaqësuar sa më denjësisht në edicionin e ri. Klubi me renome Kastrioti nga Ferizajt, vitet e fundit nuk e ka at pamjen e dikurshme, at fuqinë dhe organizimin në nivelin që e duan të gjithë në qytetin e hendbollit. Megjithatë, kryetari i klubit Gëzim Kokollari, këmbëngul se Kastriotit po i vijnë ditët e mira. Ferizajasit nuk duan vetëm të jenë pjesëmarrës në garat evropiane përkatësisht në Challenge League në hendboll (meshkujt), por mëtojnë të lënë gjurmë. Kokollari tregon se a do të bëjnë ndryshime edhe në Shtabin Teknik apo jo.  “Mendoj që gjërat e mira vijnë ngadalë, kështu edhe Kastriotit po i vijnë ditë të mira, por me hapa të vegjël por të sigurt. Me freskime të reja që pritet t’i kemi besoj veç janë një garancë për ecje përpara”, thotë Kokollari për gazetën kombëtare “Bota sot”. A mendoni në përforcime? “Po, patjetër, ne kemi bërë veç kontaktet me të gjitha pikat e dobëta që kemi vlerësuar që na kanë përcjell në kampionatin e kaluar”, theksoi ai. Kokollari thotë se skuadra e tij do të veçohet për disa gjëra sidomos me rikthimin e hendbollistit Hamdi Salihut, i cili do t’i japë një garanci në lojë klubit me renome. “Njëri nga ardhjet e reja është Hamdi Salihu, lojtar i cili ka luajtur në ‘Termalsport Erzurum’ nga Turqia. Po ashtu jemi edhe në biseda me disa lojtar dhe portierë, por ende nuk kemi vendosur saktë me të tjerët. Kështu që përforcimet nga Turqia po bëjmë dhe kualitetet e Salihut i din të gjithë”, shprehet kryetari i klubit. A do të mbetet Burim Zaskoku trajner apo do të shikoni ndonjë me përvojë, si dhe a do të ketë ndryshime tjera? “Po, të gjitha pozitat e stafit teknik do të rishikohen dhe varësisht se si vendosim do të njoftojmë opinionin”, thotë Kokollari. Ferizajasit edicionin e kanë përfunduar në vend të tretë me 36 pikë dhe ishin finalist i Kupës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat