Mustafa e mirëpret miratimin për liberalizimin e vizave

Lajme

Mustafa e mirëpret miratimin për liberalizimin e vizave

Më: 7 korrik 2016 Në ora: 14:39
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka përshëndetur vendimin e Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, ka miratuar propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën.

Mustafa e quajtur një lajm shumë pozitiv dhe ka thënë se tani institucionet do t'i adresojnë çështjet e mbetura dhe t’i krijojmë mundësi qytetarëve tanë të lëvizin të lirë në vendet e Bashkimit Evropian.

“Sot, morëm një lajm shumë pozitiv nga Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, ku me shumicë të votave është aprovuar rekomandimi për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Tani institucionet do t'i adresojnë çështjet e mbetura dhe t’i krijojmë mundësi qytetarëve tanë të lëvizin të lirë në vendet e Bashkimit Evropian.
Të punojmë së bashku që të arrijmë këtë sukses të përbashkët!”, ka shkruar Mustafa në Facebook./A.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat