Greg Avermaet fiton etapën dhe rrëmben fanellën e verdhë

Çiklizëm

Greg Avermaet fiton etapën dhe rrëmben fanellën e verdhë

Nga: Fazli Berisha Më: 7 korrik 2016 Në ora: 11:54
Greg Avermaet

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 103-të-etapa e 5-të

A ishte kjo befas apo një forcë reale e çiklistit belg Greg Van Avermaet, i cili etapën e parë të karakterit kodrinoro-malor dhe të pestën në këtë edicion e fitoi përballë shumë çiklistëve të njohur, ndër ta edhe fituesit nga edicioni i kaluar Cris Froome. Belgu Avermaet ishte më i miri në shtegun Limoges - Le Lioran të gjatë 216 kilometra, ku kryesoi gjatë gjithë shtegut dhe arriti i pari në cak me kohë prej 05h31’36”, duke lënë në vendin e dytë bashkëkombësin e vet Thomas de Gendt dhe polakun Rafael Majka në pozitën e tretë. Pas triumfit, Avermaet ka thënë: “Kjo është një fitore shumë e rëndësishme dhe është një nder i madh për mua të veshë fanellën e verdhë. Unë dhe skuadra ime do të punojmë edhe më shumë që të fitojmë”. Pas katër ditëve me radhë më në fund dorëzohet Peter Sagan, duke lëshuar kryesimin dhe ia dorëzoi fanellën e verdhë Greg Avermaetit, i cili tash prinë me kohë të përgjithshme prej 25h 34' 46'', ndërsa fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë me 150 pikë e bartë sllovaku Peter Sagan. Çiklisti belg Thomas De Gendt mbanë fanellën e bardhë me pika të kuqe me 13 pikë, ndërkaq fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri e bartë francez Julian Alaphalippe me kohë prej 25h 39' 57''. Ndërkaq fanellën kombative të kuqe si çiklisti më agresiv i etapës e bartë çiklisti belg Thomas de Gendt. Çiklistët sot luftojnë për ta fituar etapën e 6-të, në një shteg kodrinor që kalon për mes kanjoneve dhe bukurive të mëdha të natyrës, një shteg nga Arpajon-sur-Cère-Montauban i gjatë 190.5 kilometra. Çiklistët nisën nga Arpajon sur Cere, qytet me 6500 banorë me një ekonomi që bazohet prodhimtari të autopjesëve dhe bujqësi, blegtori dhe turizëm. Ka shumë kështjella dhe monumente që datojnë prej shekullit 13 e 14-të e në sport klube të futbollit, ragbi, basketboll dhe vrapime. Gara përfundon në qytetin Montauban me 56900 banorë. Një qytet me muze, të cilin e vizitojnë 45 mijë turistë. Me një ekonomi të fortë si: Përpunim të ushqimit, elektronikë, aeronautika, logjistikë dhe mekanikë industriale, duke çuar prodhuesin francez të mollë dhe kumbulla, tregu i dytë më i madh në rajon Grand Sud, turizmit dhe njihet si qendër universitare. Në sport njihet me 170 shoqata të licencuara, ragbi, hendboll, çiklizëm, triatlon e shumë të tjera.

Renditja pas etapës së 5-të

 

1. Greg Van Avermaet (BEL) BMC racing team 05h 31' 36''

2. Thomas De Gendt (BEL) Lotto Soudal 05h 34' 10''

3. Rafal Majka (POL) Tinkoff 05h 36' 40''

4. Joaquin Rodriguez (ESP) Team Katusha 05h 36' 40''

5. Daniel Martin (IRL) Etixx-Quick Step 05h 36' 43''

6. Bartosz Huzarski (POL) Bora-Argon 05h 36' 43''

7. Julian Alaphilippe (FRA) Etixx-Quick Step 05h 36' 43''

8. Adam Yates (GBR) Orica-Bikeexchange 05h 36' 43''

9. Christopher Froome (GBR) Team Sky 05h 36' 43''

10. Tejay Van Garderen (USA) BMC Racing Team 05h 36' 43''

 

Renditja e përgjithshme

1. Greg Van Avermaet  (BEL) BMC Racing Team 25h 34' 46''

2. Julian Alaphilippe (FRA) Etixx-Quick Step 25h 39' 57''

3. Alejandro Valverde (ESP) Movistar Team 25h 39' 59''

4. Joaquin Rodriguez (ESP) Team Katusha 25h 40' 00''

5. Christopher Froome (GBR) Team Sky 25h 40' 03''

6. Warren Barguil (FRA) Giant-Alpecin 25h 40' 03''

7. Nairo Quintana (COL) Movistar Team 25h 40' 03''

8. Fabio Aru (ITA) Astana Pro Team 25h 40' 03''

9. Pierre Rolland (FRA) Cannondale Drapac 25h 40' 03''

10. Daniel Martin (IRL) Etixx-Quick Step 25h 40' 03''

 

Renditja ekipore

1. BMC Racing Team (USA) 76h 56' 47''

2. Team Sky (GBR) 77h 00' 23''

3. Movistar Team (ESP) 77h 00' 59''

4. FDJ (FRA) 77h 01' 38''

5. Astana Pro Team (KAZ) 77h 04' 04''

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat