Meta: Vlerat e kësaj dite na nxisin për më shumë falje dhe tolerancë

Shqipëria

Meta: Vlerat e kësaj dite na nxisin për më shumë falje dhe tolerancë

Më: 5 korrik 2016 Në ora: 15:12
Ilir Meta

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Bajramit të Madh.

Në urimin e tij kreu i Kuvendit shprehet se vlerat e kësaj dite na nxisin për më shumë falje dhe tolerancë.

“Vlerat e kësaj dite na nxisin për më shumë falje dhe tolerancë, më shumë mirëkuptim, për të bërë mirësi dhe për të zhvilluar një solidaritet më të madh me njëri-tjetrin. Shpreh edhe një herë krenarinë për bashkëjetesën për harmoninë e shkëlqyer fetare që ekziston në vendin tonë. Kjo harmoni është një meritë e veçantë e komuniteteve dhe e frymës së tolerancës që ato përçojnë. Uroj që Zoti t’ia shpërblejë të gjitha sakrificat e tyre shpirtërore e fizike dhe uroj të gjithë shqiptarët sa më shumë paqe, lumturi dhe begati në familjet e tyre”, thotë Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat