Nëse jo artistë do të ishin....

Mediale Vip

Nëse jo artistë do të ishin....

Nga: Maksim Gjokaj Më: 30 qershor 2016 Në ora: 17:28
Big Mama

E imagjinoni të famshmen Bebe Rexha një kuzhiniere të mirë, apo Ledri Vulën një basketbollist. Edhe këngëtari Ramadan Krasniqi do të ishte një këpucar i mirë, ndërsa aktori i njohur i humorit Rasim Thaçi-Cima do të ishte një futbollist i njohur. Kështu kanë thënë ata shpesh herë kur janë pyetur se çfarë do të ishin nëse jo artist. E këtë pyetje gazeta “Bota sot” ua drejtoi edhe disa artistëve të tjerë të njohur e ata kanë këtë përgjigje.

Meda: Ashtu siç e kam cekur edhe në intervistat të tjera, paralelisht me muzikën si traditë familjare që e kam patur, jam marrë edhe me futboll. Pa asnjë dyshim do kisha pasur shuë sukses nese nuk do te kisha demtuar gjurin e djathtë. Përsa i përket krahasimit nëse do ta bëja më mirë profesionin si futbollist, do thoja që pa asnjë diskutim do e bëja më mirë, pasi kisha të dhëna shumë të mira në atë drejtim.

Gjyste Vula: Çdo gjë që dua të bëj dhe e bëj me pasion ja arrij me sukses, përveç këngëtare si profesion unë shkruaj edhe tekste këngësh, (profesion i dytë), sepse 99% të teksteve në albumet e mia janë krijimtaria ime, bëj edhe meloditë, kam këngë në albumet e mia që janë edhe me tekst dhe melodi të mia, jam marrë edhe me dizajn grafik dhe montazh të videoklipeve, gjithsesi isha marrë me artin pasi që edhe gaforret në horoskop janë të prira për artin.

Gena: Do të isha një piktor i mirë.

Sevdai Rodogoshi: Sikur të mos isha aktor, më shumë qef kisha punuar kondukter në tren.

Nikollë Nikprelaj: Si gjimnazist kam pas fillu sportin e boksit, mirëpo babai im posa e mori vesh ma ndërpreu. Por përpos muzikës unë do vazhdoja si piktor, pasi që kam studjuar artin figurati, drejtimin pikturë.

Lori: Do të isha një flautiste e mirë, sërish artiste.

Leonida Marjakaj: Nëse jo këngëtare 100 % do të isha parukiere dhe grimere e suksesshme! E dua këtë profesion dhe pa dyshim që do e kisha bërë këtë punë me shum qef, siç e kam dhe hobi dhe më shkon shumë për duar!

Violeta Kajtazi: Nëse nuk do të merresha me muzikë, profesionin që do ta bëja me dëshirë është pedagoge. Nuk e di a do të kisha më shumë sukses se me këngën, por e di që do ta bëja me shumë dashuri këtë profesion!

Fjolla Morina: Në biznes diçka do të isha e suksesshme.

Albana Mesuli: Do të isha një biznesmene e mirë me siguri.

Sefë Duraj: Nëse jo në muzikë unë do isha akoma duke u marë me sport të karates, sepse jam marrë 6 vite me këtë sport që e kam dashur shumë.

Big Mama: Nuk e di, nuk e kam menduar ndonjëherë këtë gjë, që e vogël kam menduar se një ditë do bëhem mësimdhënëse. Më tej gjatë viteve shpesh kam menduar t'i futem sportit dhe të bëhem ndonjë sportiste, nuk e di nëse do isha e suksesshme..

Nazife Bunjaku: Nëse s’do të isha si sot me këtë profesion që kam, dëshira ime si e vogël ka qenë të bëhem pilote. I dua lartësitë në jetë por dhe më shumë profesionin e pilotes, edhe pse dizajni me ka pelqye koheve te fundit.

Mera Zymeri: Unë jam një këngëtare me shumë pasion. Përveç këtij pasioni kam edhe shumë profesione të tjera, të cilat i bëj me të njetin pasion si një këngëtare. Unë jam nënë, shtëpiake dhe grua. Djali im më ka thënë njëherë që kam një talent të dalluar të jem moderatorë, apo kritike në futboll.

Image
Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat