Shqiptari shiste drogë nga burgu, spiunohet nga një grek

Kronikë e zezë

Shqiptari shiste drogë nga burgu, spiunohet nga një grek

Më: 28 qershor 2016 Në ora: 18:55
Policia greke

Një 33-vjeçar shqiptar edhe pse ishte burgosur në Greqi, ka bërë marrëveshje për shitje të konsiderueshme të lëndëve narkotike, shkruajë sot mediat helene.
Brenda qelive, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka siguruar bashkëpunëtorë jashtë radhëve të burgut.

“Prothema” shkruanin se policia ka arrestuar në Poligiros një 31-vjeçar grek.

Këtij të fundit i janë gjetur dy pako 278 gram drogë e përpunuar. Ai ka deklaruar se, e kishte blerë drogën pas konsultimit me telefon me të burgosurin shqiptar.

Në një tjetër kërkim të policisë janë konfiskuar edhe 35 pako të vogla me drogë, raporton Syri.net.

I arrestuari grek është dërguar pranë prokurorisë në Kalkidhiki i akuzuar për posedim, blerje, kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Tashmë, policia po heton më tej edhe 33-vjeçarin shqiptar për të zbuluar nëse ka kryer “marrëveshje” të tjera për shpërndarjen e drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat