Historikisht raportet e brishta në mesë të Britanisë dhe BE-së

Opinione

Historikisht raportet e brishta në mesë të Britanisë dhe BE-së

Nga: Prof.Ass.dr.Nijazi Halili Më: 25 qershor 2016 Në ora: 18:51
Nijazi Halili

Rezultati i referendumit të 23 qershorit në Britaninë e Madhe ishte i pritshëm. Kjo për faktin se Londra me kohë i kishte shprehur rezervat e veta për rregullat që Brukseli kishte vendosur për anëtarët e Bashkimit Evropian, ca rregulla këto që prekin interesat kombëtare të çdo vendi-anëtar.

Historiku i Bashkimit Evropian, nisi më 9 maj të vitit 1950, ministri francez i Punëve të jashtme, Robert Shuman, për herë të parë publikisht foli për idetë mbi të cilat qëndron Bashkimi Evropian. Prandaj 9 maji kremtohet si ditëlindja e BE-së.
Historia e krijimit dhe zhvillimit të komunitetit: Në deklaratën e tij historike te 9 majit 1950, Robert Shuman, Minister i Marrëdhënieve me jashtë i Francës, deklaroi se “Evropa nuk do te behet e gjitha menjëherë,ose sipas nje plani të vetëm. Ajo do të ndërtohet nëpërmjet arritjeve konkrete, të cilat në fillim krijojnë një”Solidaritet de fakto”.Në këtë mënyrë Shuman parapëlqeu metodën funksionale të integrimit Evropian me shumë se Kushtetues. Kjo do të thotë që shtetet evropiane,që kishin rifituar sovranitetin e tyre kombëtar pas Luftës së dytë Botërore nuk do tu nevojitej të hiqnin dorë prej tij menjëherë dhe në mënyrë të plotë për hir të një shteti federal Evropian.

Ata thjesht duhet të hiqnin dorë vetëm nga dogma e pandashmërisë së sovranitetit dhe këtë do ta bënin për pjesë të caktuara të sovranitetit në fusha të përcaktuara qartësisht. Si shpërblim ato do të fitonin të drejtën e inspektimit të atyre çështjeve të partnerëve që ishin vendosur nën qeverisje të përbashkët,dhe do të kontribuonin në zgjerimin e sovranitetit të tyre. Në deklaratën e tij të 1950-ës,Robert Shuman propozoi krijimin e një tregu të përbashkët në dy sektorë të rëndësishëm ekonomikë,që deri atëherë ishin përdorur vetëm për qëllime ushtarake,domethënë sektori i Qymyrgurit dhe i Çelikut:Kjo nënkuptonte integrimin e Gjermanisë si ekonomikisht,ashtu edhe politikisht,në Komunitetin Evropian të Qymyrit dhe Çelikut,së bashku me Francën.

Ai mbronte idenë e transferimit të sovranitetit një autoriteti më të lartë dhe të pavarur, që do të ushtronte kompetencat e mbajtura më parë nga këto shtete në këta sektorë, dhe do të merrte vendime që do ti detyronin këto shtete.

Vetëm gjashtë vende e nënshkruan traktatin që shënonte krijimin e ECSC ne Paris ne 18 Prill 1951.”Evropa e Vogël e te gjashtëve”filloi ndërtimin e saj qe prej 25 Korrikut të 1952,date ne të cilën hyn në fuqi marrëveshja e ECSC-së. Mbretëria e Bashkuar,nga ana tjetër donte ndërtimin e një zone te tregtisë së lirë. Detyrimet doganore padyshim do të eliminoheshin midis Shteteve anëtare,të cilat do të ruanin autonominë e tyre në politikën tregtare përkundrejt të tretëve. Danimarka,Norvegjia,Islanda ,Austria,Portugalia,dhe Zvicra e mbështetën këtë argument. Gjithsesi ,funksionimi i tregut të përbashkët në sektorin e çelikut dhe qymyrit tregoi se Integrimi Evropian ishte i mundur dhe i vlefshëm dhe që duhet te përhapej tek të gjitha mallrat. Për këtë ,Ministria e Jashtme e Gjashtëve në Mesina ,nga data 1-3 Korrik 1955, diskutoi mundësinë e krijimit të një tregu të përbashkët,duke përfshirë të gjitha mallrat dhe një Komunitet të veçantë për energjinë nukleare.

Ata trajnuan një komitet ekspertësh ,të kryesuar nga Ministri i Marrëdhënieve me jashtë të Belgjikës, Poul-Henri Spak, të përgatiste një raport mbi çështjen në fjalë. Komiteti prezantoi raportin e vet ne 21 Prill 1956, dhe konkluzionet e tij u aprovuan nga Konferenca ndërqeveritare,e mbajtur në Venecia,në maj 1956.

Vetëm 10 muaj me vonë, në 25 Mars 1957,në një kohë rekord ,duke e konsideruar çështjen e bashkimit shumë të rëndësishme, të Gjashtët ishin të aftë të nënshkruanin, në Kapitol Hill në Romë, Marrëveshjen që vendosi dy komunitete të reja. Përpjekjet më të reja britanike për krijimin e një zone shumë më të madhe të tregtisë së lirë Evropiane midis Komunitetit Evropian dhe Shteteve të tjera anëtare falimentuan përgjatë vjeshtës 1958, kjo falë opinioneve të ndryshme dhe të papajtueshme që kishin Franca dhe Mbretëria e Bashkuar midis njëra-tjetrës .

Kundërpërgjigjja erdhi në 1959 me krijimin e Marrëveshjes së “Vogël”Evropiane të Tregtisë së Lirë(EFTA) ku Mbretëria e Bashkuar,Norvegjia,Suedia,Danimarka,Austria,Portugalia,Islanda dhe Zvicra me mirëkuptim vendosën që Finlanda të anëtarësohej në një datë më vonë. Edhe pse e impresionuar nga suksesi i shpejtë i Komunitetit Evropian, nuk kaloi shumë, përpara se Qeveria Britanike të refuzonte gjatë negociatave. Ishte e kuptueshme që Mbretëria e Bashkuar nuk do të kishte më atë influencë politike të mëparshme, nëse do të donte të luante një rol aktiv vetëm në Komonuelth.
Në Gusht 1961,Mbretëria e Bashkuar ju nënshtrua një aplikimi zyrtar fillestar për tu bërë anëtare me të drejta të plota në Komunitetin Evropian. Ky shembull u ndoq dhe nga dy anëtarë te ETA-s,Danimarka,Norvegjia e gjithashtu Irlanda.Anëtarsimi i ketyre vendeve në fillim hasi në oponencën e Presidentit të Republikës Franceze,gjeneralit De Gol, i cili ishte ekstremisht mosbesues në aplikimin e Mbretërisë së Bashkuar për asocimin e saj,ai e deklaroi kete ne 1963.

Aplikimi i dytë i Mbretërisë së Bashkuar në 1967, ku në të cilën Irlanda, Danimarka dhe Norvegjia ishin përsëri kandidate për asociim, nuk u ekzaminua për shumë kohë kjo falë hezitimit të Francës. Çështja e asociimit të këtyre vendeve nuk do të zgjidhej deri në dorëheqjen e Gjeneralit de Gol që pasoi në Prill 1969. Pas shumë negocimeve të mundshme Traktati i Asociimit më në fund u nënshkrua në 22 janar 1972. Asociimi u pengua me 53.49% të votave të popullit norvegjez ,të cilët dolën në oponencë me anë të referendumit kundrejt asociimit te Norvegjisë në Komunitetin Evropian. Greqia u nënshtrua aplikimeve në 1975 ndërsa Portugalia dhe Spanja në 1977
Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut (ECSC), Objektivi i tij më i rëndësishëm ishte të eliminonte barrierat e ndryshme të tregtisë dhe të krijonte një treg të përbashkët, ku prodhimi i produkteve të qymyrit dhe çelikut mund të lëvizte lehtësisht ne Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian, me qëllimin e vetëm që të plotësonte nevojat e popullsisë së këtyre vendeve, pa qenë të diskriminuar prej kombësisë së tyre. Në të njëjtën mënyrë do të veprohej dhe për kapitalet dhe punonjësit e të dy sektorëve. Në mënyrë që të arrihej kjo,Traktati përcaktoi rregulla që kishin të bënin me investimet, ndihmën financiare, prodhimin dhe çmimet, marrëveshjet, përqendrimet, transportin si dhe institucionet e komunitetit duke përfshirë këtu autoritetin e lartë dhe një këshill të veçantë të ministrave,vendimet e të cilit do te ishin të detyrueshme për vendet anëtare. Marrëveshja e ECSC-së duke qenë shumë ambicioze çoi në krijimin e një asambleje evropiane dhe të një gjykate evropiane.

Komuniteti Evropian i Energjisë Atomike(Euroatomi) U nënshkrua në 25 Mars 1957 dhe hyri në fuqi në 1 janar 1958. Qëllimi i tij ishte të krijonte një treg të përbashkët për materialet dhe pajisjet nukleare, duke vendosur një legjislacion nuklear të përbashkët,duke futur një sistem superviziv për përdorimin paqësor të energjisë nukleare dhe standarde të përbashkëta për sigurinë,shëndetin dhe mbrojtjen e sigurisë së popullsisë dhe punonjësve kundër rrezatimit jonik. Çelësi i këtij traktati ishte një program i përbashkët kërkimesh, i implementur në një qendër të përbashkët kërkimesh, i cili do të shërbente për progresin teknologjik dhe stimulin e prodhimit nuklear në Evropë. Me gjithë faktin që Euroatomi ishte shumë në qendër të vëmendjes në kohën e krijimit të tij,ai pati eksperienca si pozitive ashtu edhe negative,si rezultat I zhgënjimeve në lidhje me perspektiva ekonomike për energjinë atomike dhe nga ambiciet e disa shteteve anëtare që donin në fillim të zhvillonin industrinë e tyre nukleare,dhe jo zhvillimet sociale.

Traktati i Romës (EEC) U nënshkrua në të njëjtën kohë me traktatin e Euroatomit,në Kepitol Hill në Romë 25 Mars 1957,dhe hyri në fuqi në 1 Janar 1958.Për shkak të natyrës së tij dhe qëllimeve,ky traktat dominoi mbi traktatet e tjera evropiane. Traktati I EEC ishte një “Traktat kornizë”kurse dy të parët specifik,të detajuar dhe strikt. Përveç kushteve automatike që kishin të bënin me arritjen e bashkimit doganor,e kufizoi veten në një grup objektivash të përcaktuara që do të zbatoheshin në aspektin ekonomik. Ai i ofroi institucioneve te Komunitetit mundësinë për të futur në mënyrë graduale,politika të përbashkëta të cilat ata I shihnin si themelore për arritjen e objektivave të përcaktuara. Detyra kryesore që I vuri Institucioneve te Komunitetit ishte krijimi I një tregu të përbashkët midis Shteteve Anëtare. Kjo do të përfshinte(a)nevojën e një bashkimi doganor I cili kishte për qëllim heqjen e detyrimeve doganore,kuotat e importit midis Shteteve Anëtare dhe futjen e një takse doganore të përbashkët(CCT) karshi vendeve të treta dhe (b)zbatimin nëpërmjet harmonizimit të politikave kombëtare dhe 4 lirive themelore: Liria e lëvizjes së mallrave,lëvizja e lirë e punonjësve,liria e sipërmarrjes dhe liria e zhvendosjes së kapitalit.

Traktatet që shënuan krijimin e Komuniteteve u ndryshuan deri diku në drejtim të kushteve që kishin të bënin me funksionimin e institucioneve nga Traktati lidhur me hyrjen në Komunitetin Ekonomik Evropian të Irlanës,Danimarkës,Mbretërisë së Bashkuar dhe Norvegjisë.Ai traktat u nënshkrua në Bruksel në 22 Janar 1972 dhe hyri në fuqi në 1 Janar 1973,por vetëm për 3 vende,pasi referendumi në Norvegji e përjashtoi këtë vend nga anëtarësimi .Një traktat I parë buxhetor u nënshkrua më 22 Prill 1970 dhe hyri në fuqi në 1 Janar 1971 por Parlamenti Evropian e ndjeu se ai nuk ia shtoi kompetencat në mënyrë të mjaftueshme. Komisioni vendosi që Parlamenti kishte të drejtë dhe bëri propozime për një zgjerim të mëtejshëm të kompetencave buxhetore të Parlamentit gjë që coi në nënshkrimin e Traktatit të dytë buxhetor në 22 Korrik 1975 dhe hyri në fuqi në 1 qershor 1977.Trupi I auditorëve I dha Parlamentit të drejtën ekskluzive për ti dhënë aprovim Komisionit në lidhje me zbatimin e buxhetit,dhe nëse kishte arsye të rëndësishme,të refuzonte buxhetin të gjithë. Traktatet që themeluan Komunitetet u amenduan edhe njëherë me gjithë klauzolat e tyre institucionale. Nga Traktati I Energjisë atomike të “Nëntët” u bënë të “Dhjetët” nga 1 Janari 1981.Dhe u bënë 12 nga 1 Janari 1986 si rrjedhojë e aktit të pranimit në anëtarësim të Spanjës dhe Portugalisë,nënshkruar ne Madrid dhe Lisbonë në 12 Qershor 1985.

Traktati mbi Komunitetin Evropian I firmosur në 7 Shkurt 1992,shënoi një stad të ri në procesin e krijimit të një bashkëpunimi të ngushtë midis popujve të Evropës. Bashkimi u krijua mbi bazat e Komunitetit Evropian dhe u plotësua nga politika të reja dhe forma kooperimi. Karakteri esencial ekonomik i Komunitetit u tejkalua me qëllim që të lejonte krijimin e një njësie me karakter global. Bashkimi i vendosi vetes një grup objektivash si më poshtë: -të promovojë progresin ekonomik dhe social që është I balancuar dhe mbështet në veçanti nëpërmjet krijimit të një zone pa kufi të brendshme,nëpërmjet fuqizimit të ekonomisë dhe kohezionit social si dhe nëpërmjet krijimit të një bashkimi monetar duke përfshirë një monedhe të vetme -të bëj të njohur identitetin e vet në arenën ndërkombëtare,në veçanti përmes implementimit të një politike të përbashkët të jashtme dhe të sigurimit duke përfshirë një politikë të mundshme të përbashkët mbrojtëse. -të zhvillojë kooperim të ngushtë në drejtësi dhe në punët e brendshme, me 7 shkurt 1992 Komuniteti Evropian-TEU solli ndryshime të mëdha,duke rinovuar disa politika të komunitetit dhe duke krijuar shumë të tjera si ato të arsimit dhe rinisë,kulturës,shëndetit publik dhe mbrojtjes së konsumatorëve.

Bashkimi Evropian u zgjerua ne 15 shtete,në 1 Janar 1995,nëpërmjet traktateve të pranimit të Austrisë, Suedisë dhe Finlandës,nënshkruar në 24 Qershor 1994 në mbledhjen e Këshillit Evropian mbajtur në Korfuz. Traktati i pranimit të Norvegjisë,gjithashtu u nënshkrua në këtë rast,por përsëri populli norvegjez votoi kundër anëtarësimit në Bashkim me një mazhorancë prej 52.8 %.

Traktati i Amsterdamit u nënshkrua më 2 tetor 1997 dhe hyri në fuqi më 1 maj 1999, Ai vendosi një Evropë më demokratike,duke vënë theksin në respektimin e të drejtave të njeriut dhe principeve demokratike nga Shtetet Anëtare. Gjithashtu bëri të qartë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve te saj ndërkohë që rriti luftën ndaj krimit të organizuar. Traktati i Amsterdamit ka katër objektiva të mëdha: -të vendosë punësimin dhe të drejtat e njeriut në zemër të Bashkimit. Traktati i ri i dha vëmendje maksimale zgjidhjes së papunësisë,që është problemi numër një në Evropë sot. -të flakë tutje pengesat e fundit të mbetura të lëvizjes së lirë dhe sigurisë së lartë,duke konsoliduar kooperimin e Shteteve Anëtare në fushat e drejtësisë dhe marrëdhënieve të brendshme(kollona e tretë e Bashkimit), t’i japë Evropës një zë më të lartë në marrëdhëniet me Botën duke e bërë Këshillin e Evropës përgjegjës për përcaktimin e strategjive të përbashkëta që zbatohen nga Bashkimi i vendeve anëtare duke krijuar Njësine e Planifikimit të Politikave ne varësinë e tij. -të bëjë më efecientë strukturat institucionale të BE me pikëpamje për zgjerimin e Bashkimit, veçanërisht kundrejt Evropës Lindore. Në mars të vitit 2000, BE-ja e miratoi “Strategjinë e Lisbonës” me qëllim të modernizimit të ekonomisë evropiane dhe për t’i mundësuar asaj të jetë konkurruese në tregun botëror me lojtarët tjerë kryesorë, siç janë SHBA-të dhe shtetet e reja të industrializuara. Strategjia e Lisbonës nënkupton stimulimin e risive teknologjike, investimet afariste dhe modernizimin e sistemit arsimor të Evropës, për t’i plotësuar nevojat e një shoqërie informatike. Ndërkohë, papunësia dhe shpenzimet në rritje të pensioneve ndikojnë mbi ekonomitë nacionale, dhe kjo i bën reformat më të domosdoshme. Votuesit vazhdimisht kërkojnë nga qeveritë e tyre të gjenden zgjidhje për këto çështje. 1Pothuajse menjëherë pas zgjerimit të Bashkimit Evropian në 15 vende–anëtare, filluan përgatitjet për zgjerimin e ri në një shkallë të re, të pa provuar më parë. Nga mesi i viteve ’90, vendet e ish-bllokut sovjetik (Bullgaria, Republika e Çekisë, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Sllovakia), tre shtetet baltike që më parë ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik (Estonia, Letonia dhe Lituania) një republikë e ish- Jugosllavisë (Sllovenia) dhe dy vendet mesdhetare (Qiproja dhe Malta) trokitën në dyert e BE-së. BE e mirëpriti këtë mundësi për të ndihmuar stabilizimin e kontinentit evropian dhe për t’iu mundësuar këtyre demokracive të reja që t’i ndjejnë përfitimet nga integrimi evropian. Negociatat për anëtarësimin e ardhshëm filluan në dhjetor të vitit 1997.

Zgjerimi i BE-së në 25 shtete ndodhi më 1 maj të vitit 2004, kur 10 nga 12 vendet kandidate iu bashkëngjitën Unionit. Bullgaria dhe Rumania pasuan me 1 janar të vitit 2007. Tani BE-ja, numëron 27 shtete anëtare, me largimin e Britanisë së Madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat