Këtij celulari nuk ia ka marrë dot askush për kamera

Mobile

Këtij celulari nuk ia ka marrë dot askush për kamera

Më: 23 qershor 2016 Në ora: 23:45
Oneplus 3

Deri në fillim të vitit 2016, iPhone 6S Plus ishte telefoni me kamerën më të mirë në treg, por kjo ndryshoi shpejt.

Samsung Galaxy S7 hyri në shkurt të vitit 2016 me kamera edhe më të mirë. Por tani që kanë kaluar disa muaj, celularë të rinj janë futur në garë, duke premtuar t'i thyejnë kundërshtarët me çdo fushë.

Më i fundit që e synonte këtë ishte Oneplus 3, i cili erdhi me 6 GB RAM, më shumë se kushdo; me procesor tepër të fuqishëm dhe çdo parametër tjetër në maksimum. Po kamera?

Ekspertë të mediave të ndryshme teknologjike krahasuan menjëherë telefonët, duke futur edhe Oneplus 3 në garë, dhe rezultati ishte se ndonëse në kushte me dritë të mirë Oneplus 3 fotografonte njësoj si S7, në errësirë e në detaje të tjera fotografike, Samsung S7 mbetet mbreti i kamerës më të mirë, për momentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat