Është arrestuar personi i dyshuar si një nga krerët e xhihadizmit në Zvicër

Evropë

Është arrestuar personi i dyshuar si një nga krerët e xhihadizmit në Zvicër

Më: 22 qershor 2016 Në ora: 22:47
Ilustrim

Prokuroria Federale e Zvicrës ka arrestuar për herë të parë një person për të cilin besohet se ka një rol qendror në atë që po quhet “skena salafiste e Winterthur-it”. Personi i përmendur, i cili është një zviceran i konvertuar në mysliman, ndodhet prej disa muajsh në burg, bëjnë të ditur burimet për srf.ch.

Prokuroria Federale nuk ka pranuar të japë informacione më të detajuara lidhur me veprat konkrete me të cilat ngarkohet i akuzuari. Por, sipas hulumtimeve të bëra nga magazina televizive e srf-së “Rundschau” ai dyshohet për mbështetje dhe anëtarësi në një organizatë terroriste islamike.

Ai është i njohur për përkatësinë e tij në të ashtuquajturën “skenën salafiste të Winterthurit”. Ky emër i referohet faktit se nga qyteti Winterthur deri tash janë rekrutuar për në ISIS së paku pesë veta dhe këtu vepron një xhami e cila është e dyshuar për predikime radikale dhe për frekuentimin e saj nga një numër xhihadistësh.

Pikërisht këtë xhami e ka frekuentuar edhe personi i përmendur. Ai po ashtu ka koordinuar aksionin e njohur për shpërndarjen falas të Kuranit “Lies” (Lexo) nëpër rrugët e qyteteve të Zvicrës, e në disa raste ka qenë edhe vetë pjesë e këtij aksioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat