15 shenja që tregojnë se ndoshta vuani nga një problem i madh shëndetësor

Life style

15 shenja që tregojnë se ndoshta vuani nga një problem i madh shëndetësor

Më: 18 qershor 2016 Në ora: 19:18
Ilustrim

Keni këmbë jonormal të ftohta? Sytë janë të kuq? Thonjtë në majë janë të nxirë? Mos i anashkaloni shenjat e vogla që mund të ju ndihmojnë të zgjidhni një problem serioz. Vizitoni mjekun menjëherë. Nëse kujdeseni për trupin tuaj, përkushtojuni ndonjëherë edhe skanimit të tij.

Ja disa shenja të fshehta që tregojnë se ndoshta keni ndonjë problem shëndetësor.

1. Jeni thinjur para të 40’ve

Qimet e thinjura para kohe kanë arsyet e tyre mjekësore. Nëse deri në moshën 40 vjeç keni 50 për qind flokë të thinjura, duhet të bëni të gjitha kërkimet në lidhje me diabetin.

2. Pjesë të vrazhda në lëkurë

Njollat në formë luspash, të ashtuquajtura keratoza, zakonisht janë beninje. Por ato të shkaktuara me dëmtime nga rrezet e diellit, janë alarm serioz për kancerin e lëkurës. Kur i zbuloni, mos hezitoni të vizitoni dermatologun.

3. Vetullat e shkurta

Nëse humbni qime nga skajet e jashtme të vetullave, kjo është një shenjë e çrregullimit të punës së gjëndrës tiroide. Kështu mund të rrallohen edhe qimet e kokës. Një kontroll serioz, dhe tretman për rigjenerimin e flokëve nuk duhet ta injoroni.

4. Qepalla të varura

Mund të jenë për shkak të plakjes ose gjenetike, por nëse vërtetë janë në gjendje të tillë që pamja juaj është dobësuar, keni arsye të vërtetë për t’i hequr (lifting).

5. Sklerë (e bardha e syve) jo vërtetë e bardhë

Kjo është zakonisht një shenjë që jeni i lodhur. Por sigurohuni që e bardha e syve, kur shikimin e fokusoni poshtë, a është e verdhë. Kjo mund të jetë një shenjë e sindromës Gilbert, kur bilirubina rritet dhe shkakton verdhëzën. Sytë e kuq janë shenjë e konjuktivitisit.

6. Lapra e rrudhur e veshit

“Medical Journal’ amerikan tregon se ekziston një lidhje mes rrudhave diagonale te veshët dhe rrezikut të zmadhuar të sëmundjeve të zemrës. Në 77 për qind të rasteve këto vëzhgime janë treguar të sakta. Konsiderohet se kjo linjë tregon mungesën e elasticitetit, i cili vlen edhe për arteriet. Por fajtori mund të jetë edhe plakja.

7. Fytyra e skuqur

Faqet dhe hunda e kuqe (rosacea) zakonisht i prekë gratë prej 30 deri 55 vjet. Stresi, dielli dhe ushqimet pikante i zgjerojnë enët e gjakut dhe ndikojnë në furnizimin me gjak dhe skuqjen. Rosacea mund ti përfshijë edhe sytë, dhe të përzihet me simptomat e lupusit. Është mirë që të konsultoheni me mjekun.

 8. Buzë të plasaritura

Nëse buzët tuaja janë plasaritur në skaje, kjo mund të thotë mungesë e vitaminës B dhe zinkut. Nëse zgjatë, mund të zhvillohet edhe infeksion fungal. Vizitoni mjekun.

9. Qafë e ënjtur

Nëse vëreni se gjëndrat po ju fryhen brenda natës, por më së shumti në pjesën e përparme të qafës, mund të jenë disa shkaqe. Njëri nga to është sëmundja e Graves-it, e cila shkaktohet nga mbiprodhimi i gjëndrës tiroide, dhe më së shpeshti prek femrat prej 20 deri në 50 vjet. Ndërsa, sytë mund të janë shumë të theksuar (dalur) dhe të humbni peshë. Reagoni në kohë.

10. Lëkurë e nxirë pa rrezitje

Nëse ju nxihet lëkura, informoni për këtë mjekun. Kjo mund të jetë një shenjë e sëmundjes së Addison-it, e cila nënkupton mosfunksionimin e rregullt të gjëndrave mbiveshkore. Përveç kësaj, mund të ndjeheni të lodhur dhe të sëmurë. Nëse e keni, lajm i mirë është se ajo është e shërueshme.

11. Lëkurë ‘pate’

Nëse lëkura juaj është vazhdimisht e ngjethur (rrëqethur), e cila ndodhë nga keratina e tepruar, i përkisni një të tretës së popullatës që kanë këtë problem. Kjo ndodh zakonisht në duar. Nëse ju pengon shumë, përdorni gjëra për larje pa sapun, të cilat ofrojnë hidratim të mjaftueshëm. Ose imitoni Kleopatrën, zhytuni në vaskë me qumësht, për shkak se acidi i qumështit ndihmon. Nëse problemi vazhdimisht ju shqetëson, dermatologu juaj do të ju sugjerojë trajtimin e duhur.

12. Keni bark të madh

Ndoshta e adhuroni barkun tuaj, ndoshta ai edhe për të tjerët është tërheqës, por duhet ta dini se kështu trefishoni rrezikun nga demencia, si dhe diabeti dhe sulmi në zemër.

13. Shuplaka të kuqe

Kjo mund të jetë një shenjë e hershme e sëmundjes së mëlçisë. Sigurisht se ndjeheni i lodhur dhe i përgjumur. Konsultohuni me mjekun.

14. Thonj të parregullt

Linja horizontale në thua mund të jetë shenjë e sëmundjeve të hershme apo kequshqyerja. Thonj në formë të lugës, të shtrembër nga jashtë mund të jetë një shenjë e anemie. Thonj të zbehtë në rrënjë, kurse në majë të kaftë-kuq mund të tregojnë për probleme me veshkat.

15. Këmbë të ftohta

Edhe pse larg nga zemra, këmbët janë treguesi i parë i problemeve kardiovaskulare. Këmbët dhe shuplakat tepër të ftohta mund të janë shenjë e sindromit të Raynaud’it, ku është me mangësi furnizimi me gjak në këto pjesë të trupit. Por nuk e zgjidhni problemin me veshjen e çorapeve. Nevojiten kërkime serioze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat