Selvete Abdullahu, poete e shpërblyer me mirënjohje...

Gjilani

Selvete Abdullahu, poete e shpërblyer me mirënjohje...

Më: 18 qershor 2016 Në ora: 16:33
Selevete Abdullahu, poete nga Zhegrra

Gjilan, 18 qershor - Poetët janë çudi e botës. Ata edhe në kohë të vështira, kanë hartuar vargje. Vargjet e tilla janë më prekëse e më joshëse. Pra, i kanë “kënduar” jetës së tyre me dhembje e lotë zemre. Poeti nuk zgjedh vend, kohë e orë. Ai frymëzohet aty për aty nga jeta. Jeta është “burimi” i nxitjeve të tij poetike.

Në këtë rrugë krijuese, kaherë është nisur edhe Selvete Abdullahu, poete nga Zhegra e Gjilanit. Ajo tash është nënë e disa fëmijëve. Por, edhe pas punëve të tjera, ajo poezinë e ka hobi jete. Krahash studimeve nga psikologjia, ajo gjen kohë e momente të shkruajë vargje. Vargjet e saj kanë “dozë” të reflektimit nga jeta e përditëshmërisë sonë. Vargu i saj poetik ka ofshamë, por ka edhe zë kryengritës për ditë më të mira jete. Poezia e saj është këngë shpirti, këngë zemre, e cila del e qiltërt dhe fort intime. Kjo është bukuria e artit të saj.

Selvete Abdullahu ka një botë interesante poetike. Bota e saj është e “krijuar” me një lloj sharmi poetik e artistik. Poezia e saj është një frymë e lehtë lirike, por fort joshëse e mbresëlënëse. Autorja këtyre vargjeve u këndon dhembjeve të njeriut, varfërisë, por këndon dhe shpalos qiltërt botën me kondtradikta të jetës. Pra, poezia e saj është plot kumbim, energji jete, e cila shkon kah bota universale e njeriut tonë.

Andaj, mu në ditën e çlirimit të qytetit, Gjilanit, ajo është shpërblyer nga kreu i Komuns z. L. Haziri me mirënjohje në fushën e letersisë! Ajo thotë se, kur më erdhi lajmi se është vlerësuar me mirënjohje, e ka ndjerë vetën shumë të privilegjuar. “U gëzova dhe kjo mirënjohje do të shërbej si motiv shtesë për të ecur përpara në karrieren time në fushën e letërsisë”, ka shtuar, znj. Selvete Abdullahu, poete nga Zhegra.

Selvete Abdullahu, gjer më tani ka botuar dy vepra poetike, si: “Emërtimi i ditës së nesërme” (2012) dhe veprën e fundit me poezi “Baladë e humbur” (2015). Vepra e saj, si e para po ashtu edhe e dyta, janë pritur mjaft mirë nga kritika dhe publiku lexues. Andaj, për nder të ditës së çlirimit të Gjilanit, ajo është shpërblyer me mirënjohje në fushën e letërsisë, së cilës edhe ne i shtuam një fjalë: “Shumë suksese, poete Selvete!”. Tefik Selimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat