Sulmon fizikisht policin në kufi, arrestohet

Kronikë e zezë

Sulmon fizikisht policin në kufi, arrestohet

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 11:31
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar pasi që të njëjtit nuk i kanë përfillë urdhrat e policit në pikën kufitare për t’u ndalur, por me një kamion kanë vazhduar duke rrezikuar edhe sigurinë e zyrtareve policor.

Në njoftimin e Policisë thuhet se njëri prej tyre ka kanosur dhe ofenduar zyrtarin policor e më pas e ka sulmuar edhe fizikisht.

“Një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore nga sulmi dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat