14 vjeçarja shfrytëzohet seksualisht dhe për prostitucion, arrestohet 45 vjeçari

Kronikë e zezë

14 vjeçarja shfrytëzohet seksualisht dhe për prostitucion, arrestohet 45 vjeçari

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 10:12
Ilustrim

Një vajzë vetëm 14 vjeçare është shfrytëzuar për prostitucion. Autor i krimit është një 45-vjeçar i quajtur Astrit Nika, banues në Fushë Krujë. Bashkë me të, policia ka arrestuar edhe një 17 vjeçar me iniciale A.L.

Sipas policisë së Durrësit, këta shtetas për “një periudhë kohe” të papërcaktuar nga policia, kanë shfrytëzuar në banesën e Nikës 14 vjeçaren.

Përveç se e ka shfrytëzuar vet seksualisht, 45 vjeçari e ka detyruar të kryente marrëdhënie edhe me persona të tjerë kundrejt pagesës.

“Shtetasit e mësipërm për një periudhë kohe kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni, në banesën e Nikës, shtetasen S.M.14 vjeçe. Nika ka kryer marrëdhënie seksuale, me shtetasen S.M. dhe e ka shfrytëzuar këtë shtetase që të kryente marrëdhënie me persona të tjerë kundrejt pagesës. Gjatë kontrollit në banesën e Nikës u gjet edhe shtetasi A.L”, sqaron policia lokale.

Policia thotë se Nika është person me precedentë penalë të mëparshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Shfrytëzimi i prostitucionit”dhe”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat