Spital ditor për pacientët me kancer, Beqaj: Rrit cilësinë e shërbimit

Shqipëria

Spital ditor për pacientët me kancer, Beqaj: Rrit cilësinë e shërbimit

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 22:18
Spital ditor për pacientët me kancer

Pacientët e prekur nga sëmundjet tumorale do të marrin shërbimin e kimioterapisë gjatë një dite, pas hapjes së spitalit ditor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ky spital do të ofrojë shërbimin e njohur si “Day Hospital”, për të gjithë pacientët që kryejnë seancat e kimioterapisë.

Projekti i financuar nga IADSA, Programi i Konvertimit të Borxhit Italo-Shqiptar për Zhvillim, përmirëson shërbimin për rreth 50 pacientë, të cilët do të kryejnë kimioterapinë, por sjell edhe një mënyrë të re të ofrimit të këtij shërbimi. Mjekët e këtij institucioni e cilësojnë këtë investim si një ndër më të suksesshmit, pasi shkurton kohën në ofrimin e shërbimit, dhe për rrjedhojë, ka më shumë përfitues gjatë një dite.

Ministri i Shëndetësisë, në prani të ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, dhe ambasadorit italian, Alberto Cutillo, deklaroi se ky investim do t’u shërbejë sipas të gjitha standardeve pacientëve që duhet të marrin shërbimin e kimioterapisë.

“Me shërbimin modern të radioterapisë që ka filluar prej disa javësh, edhe shërbimi i sotëm, rrit cilësinë e shërbimit, rrit numrin e atyre që shërbehen, por shton edhe elementë të rinj psiko-socialë që në këto sëmundje janë të domosdoshme”, tha Beqaj.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat