Diplomati holandez kërkon tejkalimin e sfidave të brendshme në Kosovë

Lajme

Diplomati holandez kërkon tejkalimin e sfidave të brendshme në Kosovë

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 14:01
Bert Koenders

Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Holandës, Bert Koenders, ka uruar zëvendëskryeministrin e parë, Hajredin Kuçi, për emërimin në këtë pozitë.

“Kosova është duke bërë përparim të qëndrueshëm në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian më 1 prill të këtij viti ishte një moment i rëndësishëm në këtë drejtim. Në të njëjtën kohë, zbatimi i marrëveshjes sapo ka filluar dhe ajo do të kërkojë angazhim dhe këmbëngulje nga ana e Qeverisë dhe popullit të Kosovës. Në mënyrë që të bëhet përparim, një sërë sfidash politike të brendshme dhe rajonale duhet të adresohen.

Unë e mirëpres bashkëpunimin konstruktiv dhe efektiv në mes të qeverive tona në vitet në vijim. Holanda mbetet e angazhuar për të ndihmuar vendin tuaj në sigurimin e së ardhmes si anëtare e familjes evropiane dhe bashkësisë ndërkombëtare. Jam gjithashtu i bindur se do të jemi në gjendje të zhvillojmë më tej marrëdhëniet e shkëlqyera dhe konstruktive ndërmjet qeverive tona për të mirën e qytetarëve të të dyja vendeve tona”, ka shkruar ministri Koenders, duke i uruar zëvendëskryeministrit Kuçi sukses në detyrat e rëndësishme që e presin përpara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat