Avioni aterron në autostradë: Nuk pëson askush

Lajme

Avioni aterron në autostradë: Nuk pëson askush

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 21:07
Avioni aterron në autostradë

Ndodh edhe kjo: në mes të autostradës aterron një aeroplan. Edhe pse një gjë e tillë ka ndodhur aksidentalisht, për fat gjithçka ka përfunduar pa pasoja të rënda.

Një pilot zviceran 66 vjeçar nga Bazeli dje rreth orës 15.20 kishte probleme me motorin e avionit të tij të vogël derisa po fluturonte mbi Gjermani, shkruajnë mediat gjermane.  Për të dalë nga kjo situatë e rrezikshme ai e sheh aterrimin në autostradë si të vetmen mundësi. Dhe këtë e bëri piloti i guximshëm, duke bërë ulje në autostradën A2 drejtimi i Dortmundit, transmeton albinfo.ch.

I gjithë dëmi që u shkaktua nga ky manovrim ishte shtypja e njërit krah dhe pjesës ballore të aeroplanit nga prekja e një kamioni që po vinte nga ana e kundërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat