FHK nderon yllin e hendbollit shqiptar në diasporë

Hendboll

FHK nderon yllin e hendbollit shqiptar në diasporë

Nga: Kemajl Goca Më: 14 qershor 2016 Në ora: 18:19
Eugen Saraçini e Albana Arifi

Kreu i Federatës së Hendbollit të Kosovës Eugen Saraçini priti sot hendbollisten e Kombëtares së Suedisë për grupmoshën U20 Albana Arifi për ta nderuar për sukseset e saja ne hendbollin botëror  por edhe te bisedohet për rrjedhat aktuale të këtij sporti në Kosovë. Për informimin tuaj të ju përkujtojmë se Komisioni për shpalljen e sportistit te vitit 2015 i FHK-së hendbollisten tashmë të shquar Albana Arifi e ka zgjedhur hendbollisten e vitit e cila zhvillon aktivitetin ne diasporë por e cila ne pamundësi te jetë prezentë ne ceremoni ne muajin janar sot ja dorëzoi mirënjohjen presidenti Eugen Saraçini duke i uruar suksese edhe më të  mëdha ne vitet  ne vazhdim, me shpresë se një ditë prap do ti rikthehet edhe Kombëtares se Kosovës. Të ju përkujtojmë se Albana ne vitin 2011 ne Gabrovo te Bullgarisë ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovë për grupmoshën U15, duke qenë golashënuesja e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat