Buffon: Të qëndrojmë me këmbët në tokë

Futboll

Buffon: Të qëndrojmë me këmbët në tokë

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 16:28
Buffon

Portieri i kombëtares së Italisë, Gianluigi Buffon, thotë se duhet të jenë më këmbë në tokë dhe mos ta marrin me eufori fitore me rezultat 2:0 ndaj Belgjikës.  “Kjo fitore është sinonim i inteligjencës italiane. Ne e dimë mirë se çfarë duhet të bëjmë në fushë për të qenë, të paktën të barabartë, në garën kundër ekipeve më të mira. Kemi fituar falë udhëzimeve që na ka dhënë trajneri ynë, kemi vendosur zemrën para gjithçka, kemi pasur një qëndrueshmëri në lojë, që vështirë ta gjeni në ekipe të tjera. Por, ne duhet të qëndrojmë me këmbët në tokë. Sepse, kemi qenë, gjithashtu, me fat”, tha Buffon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat