Rashica optimist për Shqipërinë

Futboll

Rashica optimist për Shqipërinë

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 13:55
Milot Rashica

Nuk ka arritur të jetë në listën e atyre që janë pjesë e Kombëtares në Europanin që po luhet në Francë, megjithatë Milot Rashica nuk është aspak i mërzitur.

Sulmuesi i Viteses, që kohët e fundit ka marrë oferta nga disa klube të njohura, ka dhënë një intervistë për “Voetbal Internacional” ku ka thënë: “Ju duhet të kuptoni se ne jemi një. Shqipëria dhe Kosova janë një. Shumica e ëndrrave është që të jemi një vend, një ditë, sepse jemi një komb. Në ekipin kombëtar, secili luan me zemër. Nuk është se jemi në kombëtare për të fluturuar. Shqipëria është në gjakun tonë. Dhe në atë të njerëzve. Kur ne u kualifikuam, të gjithë njerëzit ishin duke festuar nëpër rrugë në Shqipëri. Një sukses absolut në historinë e vendit. Por jo vetëm atje ndodhi kjo. Në Kosovë, njerëzit festonin duke qarë në krahët e njëri-tjetrit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat