Ambasadori i BE-së në Turqi jep dorëheqjen pas mosmarrëveshjeve me Ankaranë

Evropë

Ambasadori i BE-së në Turqi jep dorëheqjen pas mosmarrëveshjeve me Ankaranë

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 13:39
Hansjörg Haber

Kreu i delegacionit evropian në Turqi, Hansjörg Haber dha dorëheqjen pas deklaratave të cilësuara të papërshtatshme nga autoritetet turke në lidhje me marrëveshjen e arritur për migrantët mes Ankarasë dhe Brukselit, bëhet sot e ditur nga zyra e BE-së në Turqi.

“Ne konfirmojmë vërtetësinë e dorëheqjes së ambasadorit”, deklaroi për median, një zëdhënëse e ambasadës.

Diplomati gjerman u thirr në Ministrinë turke të Punëve të Jashtme në muajin maj ndërsa Ankaraja i ka shprehur zyrtarisht pakënaqësinë e saj.

Dorëheqja e tij vjen ndërsa marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Brukselit janë të tensionuara në javët e fundit në lidhje me liberalizimin e vizave Schengen që Turqia ka parashtruar si kërkesë për shtetasit e saj, në një periudhë kur marrëdhëniet diplomatike mes Turqisë dhe Gjermanisë po kalojnë një fazë të trazuar për shkak të njohjes së gjenocidit armen nga Gjermania.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat