Plagosja me thikë në Lushnjë, një i arrestuar e një në kërkim

Kronikë e zezë

Plagosja me thikë në Lushnjë, një i arrestuar e një në kërkim

Më: 12 qershor 2016 Në ora: 18:20
Policia e Lushnjës

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës, pasi dyshohet se është autor i plagosjes me thikë të 36-vjeçarit, Julian Sula. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Skënder Libohova”në Lushnjë.

Policia ka bërë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Arjan Aliço, 53 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim XH. A., 24 vjeç i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë.

Burime nga policia lokale njoftuan se këta dy shtetas dyshohen se kanë qëlluar me thikë dhe sende të forta 36-vjeçarin. Nga informacionet e deritanishme, mësohet se i plagosuri së bashku me autorët kanë debatuar pranë një pike bastesh, pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat