LSDM: Pushteti kriminel 10 vite të plota mendoi vetëm për pasurimin e tij personal

Maqedonia

LSDM: Pushteti kriminel 10 vite të plota mendoi vetëm për pasurimin e tij personal

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 17:00
Selia e LSDM

“Pushteti kriminel 10 vite të plota mendoi vetëm për pasurimin e tij personal.  VMRO-DPMNE investoi 630 milion euro për statuja në Shkup por nuk bëri asgjë për të krijuar kushte më të mira në  zonat rurale”, tha Lupço Nikolovski në konferencën për shtyp të LSDM-së, në Shkup.

Ai thotë se këtë e vërteton edhe zyra e auditivit të Shtetit në raportin e fundit.

“Në vitin 2014 Ministria e Bujqësisë  nuk ka bërë asnjë thirrje publike për të bërë investim në projekte të reja nëpër zonat rurale”, deklaroi Nikollovski.

Sipas tij, gjatë vitit 2013, 2014 dhe 2015 trupi ndërministror për zonat rurale nuk e ka mbajtur asnjë seancë deri më tani.

“Aktiviteti total për përmisimin e kushteve për jetesë nëpër zonat rurale, gjatë periudhës 2013-2015 mesatarisht janë ndarë mezi 36%. Problemi më i madh është  nëse merret parasysh se pjesa më e madhe e mjeteve referohen si detyrime të transferuara nga periudha e mëparshme. Për shembull, në vitin 2014 përgjegjësitë e transferuara arritën 95% ndërsa në vitin 2015 arritën 64% “, theksoi ai.

“Ministria e Bujqësisë nuk ka dhënë as raport vjetor për zbatimin e programit nacional për zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimin rural dhe programin vjetor për mbështetje financiare për vitet 2013 dhe 2014”, shtoi më tutje Nikollovski.

Lupco Nikolovski porositë se Maqedonisë i duhen ndryshime  të domosdoshme demokrate.

“Zonat rurale, fshatrat janë lëvizja kryesore për zhvillimin e Maqedonisë. Zbatimi i plotë i programit të ri për zhvillimin rural në interes të qytetarëve, do të jetë prioritet”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat