Rama e quan PD-në, “tufë”. Deputetët e opozitës bllokojnë Ramën në foltore

Shqipëria

Rama e quan PD-në, “tufë”. Deputetët e opozitës bllokojnë Ramën në foltore

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 13:09
Edi Rama

Deputetët e PD-së ndërpresin fjalimin e Ramës,l i afrohen foltores së Kuvendit.

Deputeti Flamur Noka kërkon ndërprerjen e seancës. Tensionimi ndodhi në momentin kur Rama teksa fliste për skandalin e përgjimeve tha se PD kishte ngelur një tufë e vogël e gatshme për të ngrënë njëri tjetrin.

Flamur Noka: Nxirre përjashta. Nuk ka seancë.

Valentina Leskaj: Qetësohu nuk është pazar këtu

Rama: Flamuri u mërzit për fjalën tupë dhe sot thotë se është vetëm pjesëtar tufe

Cfare deklaroi Rama qe irritoi PD-ne

Edi Rama: Pajisja e famshme nuk është asgjë tjetër vetëm një pajisje për trajnimin e forcave policore dhe që ka qenë nga sekonda e parë deri në sekondën e fundit në dorën e partnerëve. Nëse ju mendoni se Italia mike është përshfirë në një platformë të përbashkët përgjimi për t’i thotë çfarë i thotë Saliu Lulit, çfarë i thotë Luli Saliut dhe si ankohet Jozefina Saliut dhe si qahen se pse ka ngelur partia në dorë të Lulit atëherë i jepni shumë rëndësi vetes. Italia nuk ka nevojë tju përgjojë. Është kaq evidente sa e do Jozefina Lulin dhe sa të gatshëm do ishit për tja marrë shpirtin njëri-tjetrit por kështu që keni ngelë një tufë e vogël skeni ça të bëni. Tufë e vogël e gatshmë për të ngrënë njëri tjetrin

PD kërkon perjashtimin e Rames nga Kuvendi

Valentina Leskaj e cila drejton seancën u detyrua të ndërpresë seancën për dy minuta. Në orën 12: 50 minuta Kuvendi rifilloi punimet dhe PD kërkoi mbledhjen e Byrosë për përjashtimin e kryeministrit Edi Rama, duke quajtur ofendim deklaratën e tij. Kjo kërkesë u bë nga kryetari i grupit PD Edi Paloka.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat