Lista zgjedhore, ndërkombëtarët ndihmojnë KSHZ-në

Maqedonia

Lista zgjedhore, ndërkombëtarët ndihmojnë KSHZ-në

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 17:32
Zgjedhjet ne Maqedoni

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të ndihmohet edhe nga institucionet e huaja për pastrimin e listës së zgjedhësve. Delegacioni i BE-së në vend konfirmoi për Alsat M se do të jetë pjesë e grupit punues të iniciuar nga KSHZ-ja për të azhurnuar të dhënat e votuesve në listë dhe janë të gatshëm t’i ndihmojnë KSHZ-së në të gjitha aspektet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të drejta.

“Ashtu siç kemi deklaruar deri më tani, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojnë vendit, përfshirë këtu edhe KSHZ-në, me qëllim të organizimit të zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, si një prej pikave kryesore të Marrëveshjes së Përzhinës”, thanë nga Delegacioni i BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat