Ish-gjyqtarja Sheholli, pretendon se i është bërë padrejtësi

Lajme

Ish-gjyqtarja Sheholli, pretendon se i është bërë padrejtësi

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 14:03
Ish- gjyqtarja e Gjykatës Komunale Shemsije Sheholli

Ish- gjyqtarja e Gjykatës Komunale Shemsije Sheholli, pretendon se ndaj saj është bërë një padrejtësi e madhe.

Gjyqtares Sheholli, Gjykata e Apelit ia ka vërtetuar dënimin e shkallës së parë, prej 8 muaj burgim me kusht, në rastin e pronave ku i përfshirë ka qenë edhe Nuhi Uka ish- kryetari i Gjykatës Komunale në Prishtinë.

Sheholli thotë se ndaj saj është bërë padrejtësi pasi që aktgjykimin të cilin e kishte nxjerr ajo për të cilin është akuzuar e ka vërtetuar edhe ish-Gjykata e Qarkut në Prishtinë. Kolegji Gjyqësor i kësaj gjykate ka qenë i përfshirë në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, ndërsa është dënuar në shkallë të parë. Por, Gjykata e Apelit të tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit i ka lënë të lirë, ani pse ata kanë vërtetuar aktgjykimin për të cilin Shemsije Sheholli është dënuar me 8 muaj burgim.

Sheholli tha se vendimi ndaj saj ka qenë skandaloz.

Ajo tha se do të bëjë kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë me arsyen siç e ka quajtur ajo skandaloze dhe të palogjikshme se si një kolegj që ka vërtetuat aktgjykimin të cilin e ka nxjerrë ajo, të lirohet nga çdo akuzë dhe vetë ajo të dënohet.

Ajo në një konferencë për media ka treguar se në kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë do të paraqes provat materiale ku siq tha ajo do të tregohet pafajësia e saj. Sheholli do të paraqesë, aktgjykimin e nxjerrë nga vetë ajo, ankesën e ndërmarrjes shoqërore KBI Kosova Eksport të drejtuar Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

Gjyqtarja Sheholli të cilës iu është ndaluar ushtrimi i detyrës për dy vjet, për siç i quan “padrejtësinë qëi është bërë, i është drejtuar edhe krerëve të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të drejtësisë, duke theksuar se i vetmi qëllim i kësaj është të mos bëhet padrejtësi selektive.

Nga ky aktgjykimi i nxjerrë nga Shemsije Sheholli, sipas saj nuk prodhon asnjë efekt juridik për palët e dëmtuara, e që në bazë të këtij aktgjykimi nuk mund të bëhet asnjë regjistrim operativ kadestral.

Ndryshe, ajo ka potencuar që prona ka mbet në emër të KBI Kosova Eksport dhe se askush nuk ka përfituar në këtë aktgjykim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat