Kumanovë, njëri i bën muhabet, tjetri ia vjedh 7 mijë euro

Kumanova

Kumanovë, njëri i bën muhabet, tjetri ia vjedh 7 mijë euro

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 14:03

Një 71-vjeçar me inicialet T.T. nga qyteti i Vallandovës, ka paraqitur në polici në orën tre pas mesnate, se persona të panjohur e kanë plaçkitur veturën e tij, në një pikë karburantesh afër Kumanovës.

Pasi ka arritur te pika e karburanteve dhe është parkuar, ka dalë jashtë dhe është mbështetur te vetura e tij, “Mercedes” me targa gjermane. Në një moment i është afruar një person i panjohur me të cilin ka filluar bisedë.

Me këtë rast, një person tjetër i panjohur e ka shfrytëzuar pakujdesinë e pronarit, e ka hapur derën e veturës dhe ka marrë një çantë dore femrash, ku ka pasur 7.000 euro, 7.000 denarë Maqedonie, 15.500 dinarë Serbie, dy pasaporta maqedonase, dy libreza kursimesh, dy telefona celularë, stoli ari dhe gjësende tjera.

SPB në Kumanovë po ndërmerr masa për kapjen e autorëve dhe për ndriçim të plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat