Rusi: Ukraina kërkon të rifillojë blerjen e gazit rus

Evropë

Rusi: Ukraina kërkon të rifillojë blerjen e gazit rus

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 13:09
Gazprom

Ukraina kërkon rifillimin nga muaji korrik të blerjes së gazit nga Rusia, që është ndërprerë që prej muajit nëntor për të privilegjuar furnizimet nga vendet evropiane, njoftoi sot gjiganti rus “Gazprom”.

Nga ana tjetër, operatori ukrainas i gazit “Naftogaz” ka njoftuar se “nuk do të blejë gaz rus nëse nuk merr një ofertë të kënaqshme”.

“Ne kemi marrë një letër zyrtare nga drejtuesit e Naftogaz ku kërkojnë të rifillojë livrimi i gazit rus”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i “Gazprom”, Alexei Miller, në një komunikatë.

“Kjo kërkesë është për nëntë muaj, që do të thotë nga tremujori i dytë i 2016 deri në tremujorin e parë të 2017”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat