Rama, Vasili dhe Xhafaj mbërrijnë në Pallatin e Kongreseve

Shqipëria

Rama, Vasili dhe Xhafaj mbërrijnë në Pallatin e Kongreseve

Më: 6 qershor 2016 Në ora: 17:12
Pamje nga salla e takimit

(E plotësuar) - Kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga deputetët Xhafaj dhe Vasili.

Pritet mbërritja e kreut të opozitës Basha me deputetët Bylykbashi dhe Paloka.

Gjithçka gati për takimin Rama-Basha

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në orën 17:00 në Pallatin e Kongreseve, ku do të zhvillohet takimi i tij me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kryeministri shoqërohet në këtë takim nga zëvendëskryetari i LSI-së, Petrit Vasili dhe kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj.

Takimi pritet të zhvillohet në një nga ambientet e Pallatit të Kongreseve, në sallën ku ka qenë i vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat