Paralajmërimi i Ministrit maqedon: Po përgatitet atentat ndaj Ali Ahmetit!

Maqedonia

Paralajmërimi i Ministrit maqedon: Po përgatitet atentat ndaj Ali Ahmetit!

Më: 6 qershor 2016 Në ora: 13:30
Ali Ahmeti

Ministri i Policisë, Mitko Çavkov për herë të parë del me dëshmi tronditëse. Pranon se shërbimi sekret maqedonas ka informacione të sigurta se përgatiten skenare për të likuiduar kryetarin e BDI-së, Ahmeti.

Ai këtë dëshmi e ka bërë publike në emisionin “Në Qendër” që emetohen në Televizionin Kanal 5 sonte në ora 22:00. Ministri i Policisë, Çavkov madje pranon se kërcënimet për likuidim të Ali Ahmetit janë rritur sidomos pas ngjarjeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

“Ka kërcënime serioze për eliminim dhe likuidim të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti”, ka deklaruar mes tjerash Ministri i Policisë së Maqedonisë, Mitko Çavkov.

Ndryshe, lajmin për kërcënim serioz ndaj njeriut të parë të BDI-së para një muaji e bëri të ditur edhe deputeti i PDSH-së, Imer Aliu i cili në një postim të tij në Facebook informoi se në një mbledhje të Këshillit për siguri kombëtare, Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov i ka informuar të pranishmit se i rrezikohet jeta kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit dhe ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat