Zafir Berisha zgjedhet kryetar i Nisma-s në Prizren

Prizreni

Zafir Berisha zgjedhet kryetar i Nisma-s në Prizren

Nga: Diana Bunjaku Më: 6 qershor 2016 Në ora: 09:23
Zafir Berisha

Dega e NISMA-s në Prizren, përmes kuvendit zgjedhor, me një pjesëmarrje prej 283 delegateve, zgjodhi këshillin e degës në Prizren prej 91 anëtarëve. Më pastaj nga ky këshill u zgjodh kryesia e degës prej 25 anëtarëve, si dhe kryetari i degës u zgjodh Z. Zafir Berisha, deputet aktual në Kuvendin e Kosovës.

Kuvendi i degës së NISMA për Kosovën në Prizren, përveç se ishte kuvend zgjedhor, ishte edhe kuvend i bashkimit të forcave politike me orientim dhe vizion socialdemokrat, i cili tregoi fuqishëm gatishmërinë e anëtarëve dhe simpatizantëve për përpjekjet e nevojshme dhe të domosdoshme që ka nevojë Prizreni dhe Kosova në përgjithësi, për ndryshimet që institucionet e vendit ti vënë në shërbim të qytetarëve dhe ti bëjnë të ndihen krenar në shtetin e Kosovës.

Kuvendit i është drejtuar Kryetari i Nisma-s z. Fatmir Limaj, i cili garantoi mbështetje të fuqishme për strukturat e NISMES në Prizren, me qëllimin më të mire që Prizreni të qeveriset nga njerëz meritor. Kuvendit iu drejtua edhe kryetari i deritanishëm Z.Sinan Aliaj, si dhe kryetari sapo zgjedhur z.Zafir Berisha, të cilët u zotuan para delegateve të kuvendit për fuqizimin e vizionit të NISMAS dhe fitoren e domosdoshme në Prizren dhe Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat