Takimi i vitit në Tiranë, Rama-Basha

Shqipëria

Takimi i vitit në Tiranë, Rama-Basha

Më: 6 qershor 2016 Në ora: 07:46
Edi Rama e Lulzim Basha

Dy liderët e dy partive më të mëdha në Shqipëri, Edi Rama dhe Lulzim Basha, pritet të takohen sot në orën 17:00 në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë, për të diskutuar mbi dy reforma të rëndësishme, të drejtësisë dhe zgjedhjet.

Kabinetet kryesore të dy partive politike janë përgatitur për të hedhur në diskutim çështjet me të rëndësishme të cilat po e mbajnë pezull politikën shqiptare.

Takimi mes dy liderëve kryesore të partive politike në vend do të jetë vendimtar për të ardhmen e vendit, ose një goditje përfundimtare.

Kryeministri Edi Rama pritet që të shoqërohet nga kreu i Komisionit për Reformën në Drejtësi dhe Bashkim Fino, që drejton komisionin për Reformën Zgjedhore, ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha do të shoqërohet nga nënkryetari i Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat